Inspektorati: Qytetarët të bëjnë kujdes gjatë blerjeve në Facebook

Inspektorati Shtetëror i Tregut synon që t’i ndjek trendet dhe në bashkëpunim me projektin e USAID për modernizimin e shërbimeve të inspektorateve është mbajtur një trajnim me temë “ Mbikëqyrja inspektoriale në e-tregtinë në Republikën e Maqedonisë”, përcjell Portalb.mk.

Në periudhën e kaluar nga Inspektorati Shtetëror për Tregti thonë se është në rritje numri i raportimeve nga ana e qytetarëve që janë tradhtuar gjatë blerjeve në internet, posaçërisht në rrjetet sociale, nga shitës që nuk janë të regjistruar.

“Apelojmë të gjithë qytetarët që të kenë kujdes se ku bëjnë porosi dhe t’i kontrollojnë edhe ueb faqet e internetit në Facebook ku bëjnë porosi për blerje. Gjithnjë e më i madh është numri i qytetarëve të tradhtuar të cilët nuk mund të bien në kontakt me shitësin që ta kthejnë apo ndërrojnë prodhimin. Duhet ta kenë parasysh posaçërisht gjatë blerjeve në dyqane ndërkombëtare se Inspektorati nuk ka kompetenca mbi tregjet ndërkombëtare jashtë territorit të Maqedonisë që të mund të ndërmerr masa të mëtutjeshme për zgjidhjen e problemeve të tilla”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

On-line blerja është duke shënuar rritje në vendin tonë dhe qytetarët gjithnjë e më shumë po marrin guxim që të bëjnë blerje on-line dhe t’i shfrytëzojnë përfitimet nga e njëjta, zgjidhje më e madhe, çmime më të mira dhe rehati gjatë blerjes 24/7. Por, në të njëjtën kohë duhet të jenë më të kujdesshëm se ku vendosin të bëjnë blerjen.

Në Maqedoni ka rreth 500 e-tregtar të regjistruar dhe pritet që numri të shënojë rritje, me çka edhe rritje e shërbimit nga kompanitë vendore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button