Juventus publikon listën e lojtarëve për LCH

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve, të cilët do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve. Kamionët në fuqi të Italisë janë pjesë e Grupit E. Në grup me ta do të jenë anglezët e Chelseat, ukrainasit e Shakhtar Donetskut dhe danezët e Nordsjellandit.

Një grup jo me shumë kundërshtarë të fortë, edhe pse italianëve do t’u duhet që të luajnë ndaj kampionëve në fuqi të Evropës, Chelseat, të italianit Roberto Di Matteo. Trajneri Antonio Conte ka përzgjedhur një listë me 25 lojtarë, ku mes tyre është edhe blerja e fundit sulmuesi, Nicklas Bendtner.

Lista e lojtarëve juventin që do të mund të paraqiten në Champions League duket kështu:

Portierë: Buffon, Storari, Rubinhoo; 

Mbrojtës: Lichtsteiner, Lucio, Chiellini, Caseres, Barzagli, Bonucci, De Celie; Mesfushorë: Pogba, Pepe, Marchisio, Padoin, Pirlo, Marrone, Asamoah, Vidal, Giacherini, Isla; 

Sulmues: Vuqiniq, Giovinvo, Bendtner, Quagariela, Matri./koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button