Kryeministri hungarez më në fund ka thyer heshtjen për ikjen e Gruevskit

Në kundërshtim me paragjykimet dhe lajmet e rreme të cilat u publikuan në media, as shteti hungarez, as qeveria hungareze nuk i ka ndihmuar Niolla Gruevskit që ta lëshojë Maqedoninë, thuhet në njoftimin nga kabineti i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, përcjell Portalb.mk.

“Nikolla Gruevski kërkesën e tij për azil e ka dërguar në një prej përfaqësive hungareze jashtë vendit. Për çështje sigurie, autoritetet hungareze mundësuan që kërkesa për azil dhe intervista e Nikolla Gruevskit, i cili ka qenë kryeministër i Maqedonisë për dhjet vjet, të realizohet në Zyrën për azil dhe imigrim në Bukuresht. Zyra për azil dhe imigrim vepron pas kërkesës për azil në bazë të ligjit hungarez dhe në harmoni me ligjet ndërkombëtare”, thonë nga kabineti i kryeministrit hungarez.

Prej atje shtojnë se në pajtim me procedurat juridike hungareze  dhe politikën ndërkombëtare, përderisa zgjat procedura, autoritetet hungareze nuk kanë të drejtë të sigurojnë informacione shtesë në lidhje me procedurën për azil.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button