Maqedoni , Buxheti i ri ka 813.000 euro për shpronësime për gazifikim në seksionin Gostivar – Kërçovë

Për gazifikim, për vitin e ardhshëm janë paraparë gati dy miliardë denarë (rreth 30 milionë euro) u përgjigj kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen nga “Meta” për mjetet e parapara për këtë investim kapital, për realizimin e të cilit këtë vit ishin paraparë mezi 8 për qind të planit.

“Në buxhet kemi vënë edhe 50 milion denarë (813,000 euro) për shpronësime, për të punuar në seksionin Gostivar – Kërçovë, që mbase do të fillojë jo më parë se në vitin 2020. Pra gazifikimi është në buxhet, ashtu si hekurudha, ndërsa rrugët janë jashtë buxhetit” u përgjigj Zaev.

Kryeministri shtoi se ndërtimi i gazsjellësit zhvillohet në të dy drejtimet, një është në drejtim të Kavadarit, Prilep dhe Manastir dhe atje, siç tha ai, pjesa më e madhe shpronësimit është zgjidhur dhe ndërtimi zhvillohet në mënyrë intensive. Ndërsa ndërtimi zhvillohet edhe në segmentin Shkup-Tetovë-Gostivar.

“Këtë vit kemi e projektuam dinamikën, ashtu që, janë zgjidhur 54 për qind e  çështjet pronësore-juridike nga Gostivari në drejtim të Kërçovës. Që do të thotë se të gjitha çështjet e zgjidhim në kohën e duhur. Krejt kjo më jep të drejtën të besoj se gazifikimi do të zhvillohet në një ritëm të përshpejtuar – tha Zaev.

Lidhur me zbatimin e investimeve kapitale pritet të kemi rritje deri më 31 dhjetor, për shkak se, siç tha ai, arsyet objektive për realizimin e dobët janë kapërcyer, e këto janë një numër i pamjaftueshëm i projekteve të papërfunduara dhe procedurave të tenderimit.

Prandaj, siç tha ai, jo të gjithë ministrat morën më shumë para nga buxheti, sepse ata nuk i kanë merituar në pjesën e realizimit të investimeve kapitale.

“Tani është koha për të dhënë rezultate ekonomike dhe drejtësi sociale, si bazë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Para nesh është një vit ekonomik në të cilin paratë e qytetarëve do të shkojnë edhe më shumë në projekte për mbështetje të qytetarëve në të gjitha kategoritë. Veçanërisht kategoritë më të lëndueshme – tha Zaev lidhur me buxhetin për vitin 2019, të cilin qeveria ia dorëzoi Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button