Kushtet në Shkolla: Komuna e Butelit hesht për problemin në shkollën ‘Penko’

Komuna e Butelit tani më dy javë nuk kthen përgjigje lidhur me kushtet në shkollën fillore “Petar Zdravkovski – Penko”, në të cilën katër klasat e para mësojnë në çerdhen afër objektit shkollor dhe një paralele ka mbi 34 nxënës (numrit të lejuar me ligj).

Portalb, kohë më parë bëri dy shkrime lidhur me këtë shkollë dhe kërkojë informacion se përse komuna në të cilën ndodhet kjo shkollë nuk ka bërë kërkesë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për të ndarë paralelen që ka 37 nxënës dhe për ndërtimin shtesë të objektit aktual të kësaj shkolle për numrin e nxënësve që ka.

Nga kjo komunë na thanë që të dërgojmë mail me pyetjet lidhur me këtë çështje dhe konfirmuan marrjen e emailit dhe tani më dy javë nuk kthejnë përgjigje lidhur me këtë çështje.

Në një bisedë telefonik shkurt na thanë se maili është pranuar dhe i është përcjellë sektorit të arsimit në këtë komunë dhe sapo të kenë përgjigjen do të na e kthejnë sërish me mail.

Ndryshe shkolla fillore Petar Zdravkovski Penko në komunën e Butelit ballafaqohet me numër të madh të nxënësve. Në këtë shkollë ka mungesë të hapësirave dhe nevojitet zgjerim i saj apo shkollë e re. Në këtë shkollë mësojnë 1654 nxënës, të ndarë në 65 paralele në tre gjuhë, në shqip, maqedonisht dhe turqisht. Disa nga paralelet shqiptare janë të stërmbushura, madje edhe me 37 nxënës dhe kjo është në kundërshtim me rregulloren.

Ndërkaq sipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

LEXO:Kushtet në shkolla: Paralelet në ‘Penko’ të stërmbushura me nxënës

LEXO:Kushtet në shkolla: Katër paralele të klasës së parë të shkollës ‘Penko’ mësojnë në çerdhe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button