Gjykata urdhëroi Trumpin t’i japë qasje gazetarit të CNN-it në Shtëpinë e Bardhë

Një gjyqtar në Uashington ka urdhëruar që Shtëpia e Bardhë t’i lejojë sërish qasje gazetarit të CNN-it, Jim Acosta pasi Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara i ka tërhequr kredencialet, transmeton REL.

Në vendimin e gjyqtarit është thënë se qasja duhet të rikthehet ndonëse CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjyqtari ka thënë se vendimi i Shtëpisë së Bardhë ka mundësi të ketë shkelur të drejtën e gazetarit për liri të shtypit.

Duke folur jashtë gjykatës, Acosta ka përshëndetur vendimin dhe u ka thënë gazetarëve “le t’i kthehemi sërish punës”.

Sipas vendimit, Zyra për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë detyrohet t’i lejojë qasje Acostas në këtë instituicion si dhe t’i rikthejë kredencialet që i lehtësojnë atij hyrjen.

Avokati i Acostas e ka cilësuar vendimin si “ ditë të mrekullueshme për amandamentin e parë dhe gazetarinë”.

CNN në anën tjetër ka thënë në një deklaratë se “ne jemi shumë të lumtur me këtë vendim dhe mezi presim rezultatet në ditët e ardhshme”.

“Falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ata që kanë përkrahur jo vetëm CNN, por edhe shtypin amerikan të lirë, të fuqishëm dhe të pavarur”, është thënë në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button