Izraeli pengoi hyrjen e gazetarëve në Bregun Perëndimor

Qeveria izraelite pengoi hyrjen e 3 gazetarëve arabë në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Omer Nezzal, anëtar i Sekretariatit të Përgjithshëm të Unionit të Gazetarëve Palestinezë, në një deklaratë për AA tha se qeveria izraelite nuk ka lejuar hyrjen në Bregun Perëndimor të 3 gazetarëve arabë nga të cilët 2 tunizianë dhe një maroken që do të ndiqnin një konferencë që do të zhvillohet ditën e diel.

Ai e ka dënuar këtë veprim duke e konsideruar të paligjshëm. Nezzal tha se gazetarët që Izraeli i ka penguar për hyrjen në Bregun Perëndimor janë Naxhi el-Beguri, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe president i Unionit të Gazetarëve Tunizianë, gazetari maroken Abdullah el-Bekkali, përfaqësues i Përgjithshëm i Unionit të Gazetarëve Arabë si dhe tuniziani El-hashimi Nuvajri, këshilltar i Unionit të Gazetarëve Arabë.

Të dielën, Sindikata e Gazetarëve Palestinezë do të mbajë në Bregun Perëndimor një konferencë ndërkombëtare të titulluar “Gazetarët nën zjarr” me pjesëmarrjen nga vendet arabe dhe vendet e tjera të botës.

Konferenca synon të mbështesë gazetarët palestinezë, lirinë e veprimit dhe të punës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button