Scott: Beogradi dhe Prishtina të tregojnë fleksibilitet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar të premten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, transmeton REL.

Siç është thënë në komunikatën që e ka transmetuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiq e ka informuar ambasadorin Scott se Prishtina me vënien e taksës mbi prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës, ka shkelur marrëveshjen e tregtisë së lirë në Evropën Qendrore-CEFTA.

“Vuçiq ka shprehur kënaqësinë e tij për rritjen e shkëmbimit tregtar të mes të Serbisë dhe SHBA-së, si dhe për rritjen e interesit të kompanive amrikane për investime në Serbi”, është thënë në komunikatë.

Scott në anën tjetër u ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të tregojnë fleksibilitet në arritjen e një zgjidhjeje që do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button