Ivanov i “tmerruar dhe keqpërdorur”, mohon gjithçka dhe kërkon përgjigje nga DSK pse është përgjuar

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot i ka mohuar gjetjet e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të cilat janë të theksuara nê vendimin e publikuar për paraburgimin e dy ish funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski, njofton Portalb.mk.

Nga Kabineti i presidentit thonë se janë të  “tmerruar”, se as është kërkuar, e as është mbajtur takim me Bozhinovskin, as me ndërmjetësues të tij dhe mohojnë se është realizuar takim me ndërmjetësuesin e Mile Janakieskit.

“Në mënyrë identike keqpërdoret presidenti i Republikës së Maqedonisë. Dallimi i vetëm është se përmbajtja e cituar në raport, është që në raportin e parë thuhet se është realizuar takim me ndërmjetësuesin e Mile Janakieskin, ndërkaq në të dytin me ndërmjetësuesin e Kiril Bozhinovskit. Kabineti i presidentit publikisht pyet nëse ende ndjekja e komunikimeve të paligjshme po mbulohet me burime të paramenduara”, thonë nga Kabineti Ivanov dhe i fton MPB-në dhe DSK-në të përgjigjen se në bazë të çka i ndjekin aktivitetet e presidentit të Maqedonisë dhe kabinetit të tij.

Prej atje kërkojnë që Komisioni Kuvendor për vëzhgimin e DSK-së, Këshilli i Prokurorëve, Këshilli Gjyqësor dhe Zyra për Sigurim të Inforamtave të Klasifikuara të konstatojnë përgjejgësinë për tërë rastin dhe ta njoftojnë Ivanovin.

Ndryshe, raportet e DSK-së, janë të theksuara në vendimet e shqiptimit të paraburgimeve për Janakieskin dhe Bozhinovskin. Në raportin e parë për Janakieskin thuhetj se një ndërmjetësues i tij ka realizuar takim me Ivanovin dhe i ka kërkuar që ta amnistojë, por presidenti ka refuzuar, pas së cilës Janakieski citohet të ketë thënë se “pasi ashtu do të ikë edhe unë si Nikolla Gruevski”, për këtë arsye, Gjykata i ka shqiptuar paraburgim, me qëllim që të mos-arratiset. Gjithashtu edhe në vendimin e rastit të Bozhinovskit, përmendet se Ivanov është takuar me një ndërmjetësues të tij për ta shpëtuar nga përgjegjësia penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button