Tregtarët: Të eliminohen shitësit ilegal

Tregtarët kanë kërkuar nga Inspektorati shtetëror i tregut të organizohen aksione inspektuese dhe kontrolle në vende në të cilat nuk është e lejuar të kryhet tregti, rreth tregjeve të gjelbra, në vende të frekuentuara në komunikacionin e qytetit, me qëllim që të largohen shitësit ilegal dhe me këtë të bëhet eliminimi i ekonomisë së zezë.

Kryetari i grupacionit të tregjeve pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, Ekrem Dolek në Ministrinë e ekonomisë realizoi takim me përfaqësuesit e Inspektorati shtetëror të tregut në të cilin diskutuan problemin e madh me të cilin ballafaqohen tregtarët që shesin rregullisht në stallat në hapësirat e mbyllura të tregut dhe paguajnë tatim shtetit me shitësit ilegal, të cilët kryesisht shesin më shumicë jashtë oborreve të tregut të shtetit.

Tregtarët mbeten në qëndrimin që definitivisht duhet të eliminohet ekonomia e zezë dhe ti vihet fund konkurrencës jolojale. 

Njëkohësisht Ministria e ekonomisë apelon deri te shitësit ilegal t’i largojnë stallat e improvizuara dhe punktet shitëse jashtë hapësirës së tregut dhe të nënshkruajnë kontrata për shitje legale me ndërmarrjet publike për shitje brenda hapësirës së caktuar, sepse produktet e regjistruara gjatë aksionit inspektues do të merren, gjegjësisht do të aplikohen masat e caktuara ligjore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button