U akuzua si fajtor për vdekjen e lehonës, shpallet i pafajshëm gjinekologu nga Tetova

Është shpallur i pafajshëm gjinekologu nga Tetova, Kazimir Koprivnjak i cili ishte i akuzuar si fajtor për vdekjen e 33-vjeçares, lehonës Violeta Kirovska në gusht të 2015-s. Vendimtare për këtë vendim ishin tri ekspertizat e realizuara nga ekspertët nga institucione shtetërore të larta në Maqedoni, theksoi gjykatësi i Gjykatës Themelore në Tetovë, Sadulla Izairi. Prokuroria Publike ka paralajmëruar ankesë për aktgjykimin, transmeton Portalb.mk.

Avokati i gjinekologut, Goce Risteski deklaroi se aktvendimi për lirim ka qenë i pritur nga ata.

“Një vendim i tillë ishte i vetmi ligjor dhe i drejtë dhe doli nga dëshmitë materiale voluminoze të cilat i dispononte Gjykata”, tha Risteski.

Përfaqësuesi i familjes së lehonës së ndjerë, Milan Ivanovski ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit.

“Ne ende konsiderojmë se ekzistojnë dëshmi materiale të mjaftueshme që tregojnë lëshime të mëdha gjatë trajtimit të së ndjerës, por Gjykata e dha vërtetësinë për ekspertizat, edhe pse aty kishte konstatime për lëshime në funksionimin e sistemit. Në ekspertizat rreth procedurës u theksua se pasqyra e gjakut nuk është kryer në kohë, lëshime në realizimin e operacionit, fillim i operacionit jo në kohë, dhe sipas nesh, këtu sigurt ka pasur momente për shkaqet e vdekjes”, tha Ivanovski.

Ai paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë për aktvendimin deri te Gjykata e Apelit në Gostivar, si dhe do të konsultohet me Prokurorinë Publike.

Sllavica Mihajlloska, nëna e të ndjerës ka deklaruar se tashmë që tre vjet janë duke e përballur me siç e quajti ajo, cirkusin e të gjithë të përfshirëve në proces.

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka kumtuar se është e pakënaqur nga aktvendimi dhe do të parashtrojë ankesë sipas afatit të paraparë.

Violeta Kirovska ka ndërruar jetë më 25 gusht të 2015-s, rreth një javë pas lindjes së saj në Spitalin Klinik të Tetovës. Në Tetovë është kryer rrezatimi cezarian nga Kazimir Koprivnjak, dhe për shkak të gjakderdhjes së madhe është kryer edhe intervenimi – heqja e mitrës. Kanë pasuar disa transfuzione të gjakut, por edhe përskaj kësaj, pacientja ka hyrë në shok hemorragjik. Pas kësaj ajo është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, por pa rezultat, ajo aty edhe ka ndërruar jetë. Pas një muaji, ka ndërruar jetë edhe fëmija i sapolindur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button