Në Maqedoni tolerohet gjuha e urrejtjes, nuk ka ligj të veçantë

Në Maqedoni nuk ka definicion koherent dhe ligj të veçantë për gjuhën e urrejtjes. Gjykatat nuk ngritin vepra të njëjtën, edhe në muajt e kaluara ka lëvizje, por në parim gjuha e urrejtjes po tolerohet me vite. Në luftën kundër gjuhës së urrejtjes të rëndësishme janë politika ndëshkuese, vetërregullimi dhe njohuria elementare e internetit, kanë theksuar panelistët në tryezën e sotme të rrumbullakët të organizuar nga ana e “Inner Wheel” në Shkup, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, njofton Portalb.mk.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Nikoll Dimitrov, i cili ishte pjesëmarrës në debat, tha se ne si shoqëri nuk kemi traditë të tolerancës dhe pranim të ndryshimeve.

Tryeza e rrumbullakët për gjuhën e urrejtjes
Tryeza e rrumbullakët për gjuhën e urrejtjes

“Kam përvoja personale. Më mjafton llogaria e Tuiterit ta hapë. Si politikan, pragun e tolerancës patjetër duhet ta kem më të lartë në lidhje me sulmet. Ne si shoqëri nuk kemi traditë të tolerancës dhe pranim të ndryshimeve. Por, duhet vazhdimisht të kemi kujdes prej sfidave. Toleranca e pakufishme dërgon deri te rrezikimi i vetë tolerancës dhe liria e shprehjes nuk e bën gjuhën e urrejtjes të lejuar në një shoqëri demokratike. Njeriu mëson të pranojë goditje, por të njëjtat kur janë të drejtuara ndaj familjes dhe fëmijëve, janë shumë të pakënaqshme. Ende jemi të çorientuar si shoqëri me gjuhën e urrejtjes. Madje kemi pasur edhe shembuj të tipit të nekrologëve të ambasadorëve aktualë të akredituar në Maqedoni. Ka pasur ofendim të një mikes sime të afërt, ambasadore e një vendi mik në Maqedoni, në bazë gjinore”, tha Dimitrov përpara të pranishmëve.

Tryeza e rrumbullakët për gjuhën e urrejtjes
Tryeza e rrumbullakët për gjuhën e urrejtjes

Gazetari dhe analisti, Sasho Ordanovski rekomandoi që të vendosen mekanizma të ndjekjes dhe matjes së gjuhës së urrejtjes, të vendoset mekanizma funksionalë qendror për paraqitje qytetare të këtij lloji të urrejtës dhe të hapet regjistër nacional të atyre që përdorin gjuhë të urrejtjes.

“Është e nevojshme që të mbahen edhe trajnime shtesë, veçmas për funksionarët në institucione, si dhe inkurajim politik të prokurorëve dhe hetuesve që t’i ndjekin këto vepra. Në praktikën juridike të shtetit, ka vetëm disa raste, prej të cilave asnjë nuk ka mbaruar me vendim të vlefshëm gjyqësor”, tha Ordanovski.

Prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit. Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqi në mes të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014), për shkelësit parashihet dënim me të holla dhe dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button