Organizatat për mbrojtjen e ambientit jetësor: 1.5 milion euro nuk mjaftojnë për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Mjetet që Qeveria e Maqedonisë i ka ndarë nga buxheti vjetor, për planin me të cilin për dy vite parashihet të përmirësohet cilësia e ndotjes së ajrit, janë të pamjaftueshme vlerësojnë përfaqësuesit organizatave për mbrojtjen e ambientit jetësorë “Eco Guerilla” dhe “Koalicioni O2”. Madje sipas Koalicionit O2, në krahasim me vitet e kaluara këtë vit qeveria më shumë para ka ndarë për sektoret tjera, se sa për ndotjen e ajrit, njofton Portalb.mk.

Arianit Xhaferi, nga organizata për mbrotjen e ambientit jetësorë “Eco Guerila”, e vlerëson si hap pozitiv vendimin e qeverisë për buxhetin e ndarë, për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ndotur. Por, sipas tij, 1.5 milion euro, janë shumë pak dhe kjo nuk le vend për tu pritur se ndotja e ajrit në dy vitet e ardhshme do të përgjysmohet.

“Është pozitiv fakti që përmirësimi i cilësisë së ajrit do jetë prioritet për qeverinë, por duhet siguruar që edhe masat e propozuara nga programi në fjalë të implementohen në mënyrë më rigoroze dhe të mos jenë selektive. 1.5 milionë euro janë shumë pak për të pritur që ndotja e ajrit në dy vitet e ardhshme të përgjysmohet, prandaj besoj që këto shifra janë tepër ambicioze për t’u pritur, por është me rëndësi që të punohet vazhdimisht, edhe dimrit edhe verës, për përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thotë Xhaferi, për Portalb.mk.

Ndërkaq nga Koalicioni O2, përmes një reagimi në profilin zyrtar në Facebook, shprehen të revoltuar me shumën që e ka ndarë Qeveria për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ndotur. Sipas shumës që qeveria e ka ndarë, nga ky koalicion vlersojnë se për qeverinë më me prioritet është ndërtimi i rrugës Kërçovë-Ohër se sa ambienti jetësorë.

“Mbi 183 milion euro janë mbledhur në vitin 2016 si donacione për mjedisin jetësor. Në vitin 2015 janë mbledhur mbi 168 milion euro, ndërkaq në vitin 2014 mbi 148 milion euro. Kurse tani janë ndarë vetëm 1.6 milion euro kundër ndotjes së ajrit? Me rekomandim që më tej të sigurohen mjete nga donacionet. Për ndotjen e ajrit duhet të pritet, por për rrugën Kërçovë-Ohër, aneks në aneks dhe borxhe mund të merren 200 milion euro”, reagojnë nga ky koalicion.

Nga ky kolaicion duke e bërë krahasimin e mjeteve që Qeveria e Maqedonisë i ka ndarë për ndotjen e ajrit dhe për autostrada, marrëveshje me aneks dhe buxhet të partive politike, vlerësojnë se këtë vit janë ndarë gjysmë milioni më pak para se viteve të kaluara.

    • Vetëm për aneks dhe autostradën Kërçovë-Ohër, i gjatë 57 kilometra, janë miratuar 187 milion euro, 117 herë më shumë se sa për luftën e Qeverisë kundër ajrit të ndotur.
    • Kjo autostradë nuk kushton 600 milion euro. Për çdo kilometër të autostradës Kërçovë-Ohër do të shpenzohen 10.5 milion euro. Kurse për luftën kundër ajrit 6.5 herë më pak.
    • Partitë politike nga buxheti do të marrin 4.5 milion euro në nivel vjetorë. Për luftën kundër ajrit të ndotur janë ndarë 3 herë më pak mjete.
    • Me rebalancin nga java e kaluar, mbi 2 milion euro janë tërhequr nga mbrojtja e ambientit jetësorë. Tash, gjysmë milioni më pak ndahen për luftën kundër ajrit të ndotur.

Qeveria do të ndajë 1.5 milionë euro në buxhetin për vitin 2019 për uljen e ndotjes së ajrit

Me uljen e tatimit nga 18 për qind në 5 për qind për përdoruesit e ngrohjes qendrore dhe me miratimin e ligjit të ri për veprimtari industriale, inspektim të rritur, ndryshim të ngrohjes së amvisërive dhe institucioneve publike, Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor parashohin ta luftojnë nivelin e ndotjes së ajrit në Maqedoni. Me këtë plan, për dy vjet parashihet të ulet ndotja e ajrit deri 50 për qind, transmeton Portalb.mk.

Për realizimin të këtyre masave, Qeveria e Maqedonisë ka paraparë 1,5 milionë euro, që janë plotësim i 20 milionë eurove për masat ekologjike në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Këto mjetet janë do të sigurohen me Buxhetin 2019, me rekomandim që të sigurohen financa shtesë për këtë program dhe të shfrytëzohen potencialet ekzistuese nga bashkësia e donatorëve.

Sipas kryetarit të “Eco Guerila”, nga masat që duhen patjetër të ndërmerren nga ana qe Qeverisë, janë: Ndërprerja e punës së ndotësve të mëdhenj që nuk i plotësojnë standardet dhe që gjenden në afërsi të vendbanimeve.Të ndërpriten aktivitetet ndërtimore gjatë dimrit, të bëhet regjim i ri i komunikacionit, të sigurohet transport urban falas ose me çmim më të ulët se zakonisht, të bëhet kontrollimi i amvisërive që dyshohen se djegin plastikë, goma, vajra dhe lëndë tjera të rrezikshme, kontrolle të rregullta dhe gjoba për ndërmarrjet dhe njësitë industriale të kategorisë B që po ashtu ndotin ajrin për të ngrohur ambientet e tyre ku djegin materiale të ndryshme ndërtimore (sidomos në industrinë e përpunimit të drurit për prodhim mobiljesh), kontrolle dhe gjoba për auto palcet dhe auto varrezat që po ashtu djegin goma dhe vajra për t’u ngrohur.

Ndërkaq ai thotë se për tu arritur e gjithë kjo pushteti lokal duhet të rris numrin e inspektorëve ekologjik, ndërkaq institucionet duhet ta bëjnë qartë ndarja e obligimeve të inspektoratit shtetëror.

LEXO:  Vitin e ardhshëm do të sigurohen instrumente të reja për të gjitha 18 stacionet matëse për ndotje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button