fbpx

Ndihma Mjekësore e Shpejtë, të sigurohet trasë rrugore për veturat që bllokohen në komunikacion (VIDEO)

Në Maqedoni nuk janë të rralla rastet kur veturat e Ndihmës së Shpejtë janë bllokuar në komunikacion edhe pse atyre duhet tu lihet rruga e lirë që të reagojnë në kohë. Kjo ndodh për shkak të infrastrukturës jo-adekuate rrugore si dhe mos të harrojmë elementin njerëzor, zakonisht gjatë parkimit: vetëdijen e ulët për rëndësinë e këtij shërbimi. Banorët pyeten a do të zgjidhet kjo çështje me privatizimin e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë dhe kërkojnë zgjidhje adekuate, transmeton Portalb.mk.

Rastet më të shpeshta të këtyre situatave janë parë në qytetin e Shkupit, në pjesën e Qendrës Klinike “Nëna Terezë”, në Çair, por nuk kanë munguar as ato në Tetovë.

Një gjë të tillë e dëshmojnë edhe pamjet që mund t’i shihni më poshtë.

Në bulevardin “Partizanski Odredi” (Aradhet partizane) në Shkup
Në Spitalin e Tetovës, Ndihma e Shpejtë
Në Spitalin e Tetovës
Aksidenti në autorstradën Veles – Shkup

Gjithashtu, veturat e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë përballen edhe me tjetër problem, prishja e tyre gjatë procesit të intervenimit. Rasti i fundit ndodhi më 9 nëntor, kur vetura goditi derrkucë të egër në autostradën Shkup – Veles. Shkaqe e aksidentit ende nuk janë vërtetuar.

“Më 09.11.2018, në ora 17:30, është denoncuar se në autostradën Shkup – Veles, në vendin e quajtur “Ajduçka Çeshma”, A.P. (48) nga Velesi, duke vozitur veturën e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, pronësi të Spitalit të Përgjithshëm të Velesit, ka goditur gjallesa. Bashkudhëtarja B.D. (52) nga Velesi është dërguar në kompleksin klinik “Nëna Terezë” në Shkup për ndihmë mjekësore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Sektori për Punë të Brendshme “Veles” dhe punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për rastin ka njoftuar edhe drejtori i Spitalit të Velesit, Dimitar Strojanovski i cili ka falënderuar ekipin e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë të Shkupit për intervenimin.

“Sonte vetura e spitalit të Velesit duke dërguar fëmijë me djegie në Klinikë ka pasur aksident trafiku, duke goditur derrkucë të egër në autostradë. Pas 20 minutash kam arritur në ngjarje, ku vetura ishte në gjendje që të qarkullojë. Për fat të mirë pa viktima, por me lëndime të lehta trupore te motra e cila e shoqëronte pacientin, dhe bashkërisht u dërguan në Qendrën Klinike. Vetura tashmë është transportuar në shërbimin e kontrollit teknik në Shkup. Faleminderit Ndihmës së Shpejtë të Shkupit e cila e ka marrë pacientin tonë dhe motrën e lënduar”, njoftoi Strojanovski.

Si do të duhej të ishte një qarkullim rrugor në autostradë, në rast se në qarkullim do të kishim vetura të Ndihmës së Shpejtë
Si do të duhej të ishte një qarkullim rrugor në autostradë, Ndihma e Shpejtë

Qytetarët kërkojnë:

Të sigurohet një trasë rrugore e veçantë në komunikacion për veturat e Ndihmës së shpejtë
Të intervenohet shpejtë kur veturat bllokohen kur janë të parkuara
– Të realizohet fushatë për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për lejim të tejkalimit të veturave të Ndihmës së Shpejtë

LEXO: Privatizimi i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, do ta shkatërrojë mbrojtjen shëndetësore në Maqedoni
LEXO: Ministria parasheh ndërrim të autoambulancave varësisht kilometrazhës, automekanikët thonë që kjo nuk është zgjidhje e mirë
LEXO: Ndihma e shpejtë në Maqedoni: autoambulanca të ngadalshme që shpesh prishen 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button