Manipulim i vrazhdë me tuitin e eurokomesarit

Burimi: KriThink

Me këtë tekst bëhet një manipulim i vrazhdë dhe interpretim i rrejshëm i tuitit (tweet) të eurokomesarit për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Јohanes Han.

Tuiti i Hanit për takimin në margjinat e samitit të EPP, me një pjesë të funksionarëve të mëparshëm të VMRO-DPMNE-së, të cilët u përjashtuan nga partia nuk është i qartë sa duhet. Mirëpo, kjo nuk i jep të drejtë autorit të tekstit që vetë të nxjerrë përfundime dhe ta interpretoë tuitin siç i konvenon atij, me qëllim të manipulimit të publikut.

Linku deri te artikulli origjinal: Hani në “Twitter” zbuloi se Todorovi dhe Bogojevski kanë votuar “Për” ndryshimimin e emrit

Data e publikimit: 09.11.2018

Data e recensionit: 12.11.2018

Recenzuese: Simona Atanasova

Artikulli thekson se funksionarët e mëparshëm të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov dhe Petar Bogojeski kanë votuar “për” në referendumin për Marrëveshjen e Prespës.

Si mbështetje të vetme për këtë përfundim manipulues është tuiti i eurokomesarit Han. Mirëpo, në tuitin e Hanit nuk ka as “r” nga referendumi, e as deklaratë konkrete seTodorovi dhe Bogojeski kanë votuar “për”.

Në tuitin e tij thuhet: “E përshëndes guximin dhe vendosmërinë e tyre për votimin për Marrëveshjen e Prespës”. Por, askund ai nuk thotë se ata kanë votuar “për” në referendum.

Pjesë e manipulimi është ajo se në fotografinë me të cilën është shoqëruar teksti,  e poashtu përmendet edhe në tuit, gjendet deputetja e VMRO-DPMNE-së, Еmilija Aleksandrova, e cila, në fakt , votoi “për” Marrëveshjen e Prespës, mirëpo jo në referendum, por gjatë seancës së Kuvendit ku deputetët votuan për nevojën për të bërë ndryshime kushtetuese. Aleksandrova është njëra nga tetë deputetët e opozitës që votuan “për” nevojën për ndryshime kushtetuese. Në fakt, me ta ka të bëjë edhe pjesa e fundit e tuitit ku ai rekomandon t’u jepet fund kërcënimeve ndaj tyre. Ndaj Bogojeskit dhe Todorovit nuk ka pasur kërcënime dhe ata nuk janë të mbrojtur nga policia.

Në këtë tekst nuk është e përfaqësuar pala e dytë e kësaj storjeje. Është sjellë përfundim pa i pyetur me këtë rast personat e përmendur se a është kjo e vërtetë ose jo. Autori nuk i ka pyetur ata se a kanë votuar me të vërtetë “për” në referendum dhe çka konkretisht nënkupton tuiti, e as që është kërkuar mendim nga eurokomesari Han që ta sqarojë tuitin. Më herët edhe Todorovi edhe Bogojeski u deklaruan se do të votojnë në referendum, mirëpo se do ta rrethojnë përgjigjen “kundër”.

Postimet në rrjetin social “Twitter” janë me numër të kufizuar të karaktereve. Shpeshherë, duke tentuar që të kursehen karakteret, e me këtë rast të thuhet sa më shumë, ajo që shkruhet mund të mos jetë shumë e qartë apo precize. Megjithatë, kjo nuk është shkak për të nxjerrë përfundime të gabuara. Është detyrë e gazetarit që para se të shkruajë dhe të publikojë diçka, ta verifikojë atë nga së paku dy burime dhe t’i konsultojë palët e tanguara, e jo të manipulojë me publikun.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button