Zaev në dyshime: Ndoshta Gruevski është kidnapuar

Arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, me veturë zyrtare të ambasadës së Hungarisë në Maqedoni, i ka shtuar dyshimet kryeministrit Zoran Zaev, nëse Gruevski e ka lëshuar vendin me vetëdëshirë ose është kidnapuar. Ai për ta qartësuar këtë çështje pret përgjigje nga Hungaria dhe Gruevski, njofton Portalb.mk.

“Publikisht e parashtroj pyetje. A e ka lëshuar vetë Gruevski shtetin ose ndoshta është kindapuar. Pres Gruevski dhe Hungaria të më japin përgjigje”, tha Zaev.

Zaev, i ka konfirmuar informacionet e publikuara nga mediat se ish-kryeministri Nikolla Gruevski për të arritur në Hungari ka kaluar nëpër Shqipëri dhe Mal të Zi. Ai njoftoi se mbrëmë shtetit i janë dorëzuar informacione nga Shqipëria dhe Mali i Zi lidhur me atë se si, ka kaluar nëpër pikat kufitare të dy shteteve.

“Dje zyrtarisht Mali i Zi dhe Shqipëria i kanë dorëzuar shtetit informacione lidhur me atë se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski, e ka kaluar kufirin. Ajo që është e publikuar në mediume përputhet me përmbajtjen e informacioneve nga Shqipëria dhe Mali i Zi”, tha Zaev.

Lidhur me kërkesën për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria, Zaev, tha se do të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrë që të mos prishen marrëdhëniet miqësore në mes dy shteteve. Ai njoftoi se një pjesë e dokumentacionit për ekstradim është dorëzuar, dhe se në mënyrë plotësuese do të dorëzohen dokumente shtesë.

“Të gjitha faktet do ti dërgojmë në Hungari. Këto dokumente do ti dërgojmë de në Unionin Evropian, kurse për to do të jenë të informuar dhe qytetarët. Hungaria, duhet ta tregoj miqësinë me atë që duhet ta kthej Gruevskin. Tash më janë dërguar dokumentet e para dhe do të dërgohen edhe tjera që janë të nevojshme për realizimin e ekstradimit të Gruevskit “, deklaroi Zaev.

Në pyetje të gazetarëve lidhur me atë se pse nuk është arrestuar Gruevski, kur mediumet informacionin që ai po përgatitet për arratisje e kanë publikuar që në muajin gusht, Zaev, tha se ai këtë e ka ditur që kur janë publikuar bombat e para, por që është bazuar në deklaratat e Gruevskit, ku thotë se nuk do ti ikë mbajtjes së dënimit.

Sipas Zaevit me rëndësi është që Hungaria të mos lejojë që Gruevski të arratiset në Rusi ose në Turqi, përderisa të përgatitet vendimi për ekstradim.

LEXO: Arratisja e Gruevskit, Dimitrov realizoi bisedë telefonike me homologun hungarez
LEXO: Rot për Gruevskin: Hungaria i ka hapur kufijtë për emigrantët, mahnitëse
LEXO: Flekenshtajn: Vështirë ta imagjinoj se Hungaria do t’i japë azil politik Gruevskit

LEXO: DASH: Gruevski duhet të kthehet për ta mbajtur dënimin
LEXO: Gruevski ka kërkuar azil në Ambasadën hungareze jashtë Maqedonisë, thonë nga Qeveria e Hungarisë
LEXO: Konfirmim edhe nga Hungaria, Gruevski ka kërkuar azil politik
LEXO: Spasovski: Përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit kërkoni nga gjyqtarët
LEXO: Arifi: Gjykata duhet të sjell urdhër Gruevskin ta dërgojnë në burg me përcjellje policore
LEXO: Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin e dënuar Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg? 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button