Në 68% të fshatrave të Tetovës uji nuk pihet (DOKUMENT)

Shumica e banorëve të fshatrave të Komunës së Tetovës dhe komunave përreth konsumojnë ujë të pijshëm i cili është jo i pastër. Kështu tregojnë analizat e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) në Tetovë, shkruan Portalb.mk.

68% nga 99 fshatrat e Komunës së Tetovës bashkë me Komunën e Zhelinës dhe Bërvenicës ujin për pije në muajt korrik, gusht dhe shtator e kanë pasur jo të pijshëm, tregojnë të dhënat zyrtare që Portalb.mk ka arritur t’i sigurojë nga Instituti për Mbrojtjen e Shëndetit të Tetovës (ISHP).

“Analizat e ujit në fshatra janë bërë rregullisht dhe mund të them se në shumicën e tyre kemi rezultate të këqija, dhe kjo vjen i pasojë e rrjetit të vjetër të ujësjellësit, mos  dezinfektimit të rezervuarëve të ujit, mos pastrimit të kaptazheve të ujit dhe mos rrethimit apo mos mbrojtje të burimit nga ku edhe merret uji. Po të sanohen këta segmente do të kemi ujë të pastër dhe për pije, edhe pse nuk mund të them se komunat nuk bëjnë asgjë, pasi që ata bëjnë klorimin e ujit sa herë që ne u rekomandojmë”, thotë për Portalb.mk, mjeku dhe udhëheqësi i ISHP Tetovë, Ratko Davidovski.

Të dhënat nga analizat mund t’i shihni më poshtë, mostrat e të cilave janë marrë nga çezat publike, xhamitë, shkolla etj. Në to nuk tregohet saktësisht se në cilat vende uji i pijshëm është i papastër. Portalb.mk ka insistuar që të kuptojë emrat e fshatrave ku uji nuk pihet, megjithatë Davidovski nuk tregoi.

Dokument nga ISHP për analizat e kryera për ujin e pijshëm
Dokument nga ISHP për analizat e kryera për ujin e pijshëm

Davidovski gjithashtu thekson se komunat kanë të nënshkruara kontrata me ISHP-në për analizë të ujit të pijshëm, megjithatë sipas tij, gjendja është e tillë për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Ratko Davidovski, drejtor i ISHP Tetovë
Ratko Davidovski, drejtor i ISHP Tetovë

“Buxheti dhe mjetet financiar mendoj se janë pengesa më e madhe që komunat kanë këtë gjendje të ujit. Shohë se kanë projekte dhe mundohen që të jenë më afër qytetarëve, ka persona të angazhuar që merren me këtë çështje në çdo komunë, por mjetet financiare për mos rregullim të tërësishëm të rrjetit dhe rezervuarve mendoj se janë pengesa kryesore. Ne kemi bërë analiza  kohë pas kohe, mund të them se për një vit qeveria financon 300 analiza për Tetovën dhe kjo është e pamjaftueshme për të pasur një mbrojtje të mirë të shëndetit për qytetarët e Tetovës dhe fshatrat. Komuna e Zhelinës dhe Bërvenicës si dhe komunat rurale kanë të nënshkruar kontrata me ISHP për të kontrolluar cilësinë e ujit për pije.  Sa herë që ne u rekomandojmë ta kontrollojnë cilësinë e ujit, ata i respektojnë rekomandimet tona. Komuna e Zhelinës dhe Bërvenicës kanë  probleme me burimit pasi që shtrihen në zona të tilla jo malore dhe këtë e kanë kuptuar dhe përkujdesen për këtë gjendje“, thotë Davidosvki.

Ndryshe, gjatë muajit të kaluar, banorët e Tetovës janë ankuar se uji i pijshëm mbanë erë jo të zakonshme, por ISHP, deklaroi lejohet për pije pasi që kjo ndodh për shkak të përzierjes së dy burimeve prej ku furnizohet me ujë qyteti i Tetovës.

Qytetarët, çdoherë kur të ndjejnë raste se uji nuk është në rregull ose mbanë erë të jashtëzakonshme, mund të paraqiten deri te Komuna e Tetovës, me qëllim që autoritet komunale të porositin analiza, që të konstatohet nëse uji që e përdorim në përditshmëri, është ose jo i sigurt për pije.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button