Kocijaçiç: Bashkimi Evropian nuk dëshiron të përzihet në rastin e Nikolla Gruevskit

Bashkimi Evropian nuk dëshiron të përzihet në rastin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruvski dhe për kërkesën e tij për azil politik në Hungari, kështu deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç për “Presing TV”, transmeton Portalb.mk.

Kocijançiç tha se ky është rast që “nuk guxon të politizohet”.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën në lidhje me Gruveskin. Ne nuk komentojmë procese gjyqësore. Sundimi i së drejtës është parim themelor i Bashkimit Evropian, për vendet anëtare dhe vendet kandidate. Presim që të gjithë palët e interesuara të veprojmë ashpër në pajtim me rregullat relevante. Kjo është procedurë gjyqësore që nuk guxon të politizohet”, deklaroi Kocijançiç.

Përndryshe, sot bëhen katër ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Deri sa e ka shkruar njoftimin, ai ka njoftuar se është në Budapest. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë e ka verifikuar IP adresën e tij, dhe ka njoftuar se Gruevski është në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimin të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button