Vitin e ardhshëm do të sigurohen instrumente të reja për të gjitha 18 stacionet matëse për ndotje

Mosfunksionimi I instrumenteve për grimcat PM10 në stacionet matëse nuk do të paraqitet si reduktim i ndotjes së ajrit në raportet vjetore, deklaroi zëvendësministri për Mjedis Jetësor, Jani Makraduli, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të “Meta“, transmeton Portalb.mk.

“Jo, nuk do të paraqiten si reduktim i ndotjes, sepse nuk funksionojnë. Dua të theksoj edhe njëherë Planin për ajër të pastër lidhur me përballjen me ndotësit. Vallë stacioni matës tregon 100 ose 150 mikrogramë për metër kub është me rëndësi, por më e rëndësishme është të parandalojmë atë që e shkaktuar këtë 150. Plani bazohet pikërisht në këtë për të zgjidhur ndotjen”,  thotë Makraduli.

Ai informoi se me këtë Plan parashihet, që në vitin 2019 të blihen instrumente krejtësisht të reja për 18 stacionet ekzistuese matëse. Monitorim do të bëjë parashikimin në kohë reale, domethënë një projeksion tre-ditor të ndotjes.

“Në vitin 2019 me alokimet buxhetore dhe me ndihmën që do ta pranojmë nga partnerët evropianë, një pjesë e instrumenteve të krejtësisht të reja do të blihen shumë shpejt që në fillim të vitit 2019. Nuk duam që për shkak të cilësisë jo të plotë të instrumentit të bëjmë një problem. Dua të them se në një stacion matës ka pesë ose gjashtë instrumente të ndryshme, me ato maten grimcat PM2.5, PM10, ozoni, dyoksidi i sulfurit dhe karboni. Mbetet obligimi jonë që deri atëherë, ndoshta me vendet fqinje përmes kolegëve tanë në ministritë e tjera, të gjejmë ndoshta zgjidhje të përkohshme, ndërsa furnizimi i ri do të bëhet në fillim të vitit 2019”, tha Makraduli.

Instrumentet, për grimcat kancerogjene PM10, në stacionet matëse në Gazi Babë dhe Lisiçe, të cilat për një periudhë të gjatë janë ndër lagjet më të ndotura në Shkup. Në Gazi Babë, instrumenti është jashtë funksionit nga 14 gushti apo tre muaj, në Lisiçe nga 5 tetori, gjegjësisht 43 ditë.

Matja e fundit e stacionit Lisiçe, për grimcat PM10 është bëtë më 5 tetor, në orën 8, kur stacioni i matjes ka treguar 137 mikrogramë për metër kub. Tre orë më parë në orën 5 të mëngjesit treguan 629 mikrogramë, në orën 3 pas mesnatës 382 mikrogramë dhe në orën 1 259.

Përveç se qytetarët nuk mund të informohen në mënyrën e duhur se sa është i ndotur  ajri që e thithin, mosfunksionimi e instrumenteve në Lisiçe dhe Gazi Babë është problematike për shkak se, në bazë të rezultateve të këtyre matjeve parashihet edhe aktivizimi i masave emergjente.

Për aktivizim të masave urgjente duhet që të paktën dy stacione në Shkup të treguar koncentrim mesatar ditor të grimcave PM10 mbi 200 mikrogramë për metër kub në dy ditët e fundit.

Kjo do të thotë që edhe nëse ka tejkalim të këtillë në stacionet matëse në Lisiçe dhe Gazi Babë, të cilat gjithmonë janë ndër lagjet më të ndotura, kjo nuk regjistrohet prandaj edhe nuk mund të ndërmerren masa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button