Gruevski nga Mali i Zi, ka kaluar në Serbi

Letërnjoftimi i Maqedonisë dhe vetura e Ambasadës së Hungarisë në Tiranë i kanë ndihmuar Nikolla Gruevskit që ta lëshojë territorin e Maqedonisë dhe të kalojë nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi për të arritur në Hungari. Ajo çfarë ka ndodhur nga Mali i Zi dhe deri te hyrja në Serbi ngjanë në një film spiunazhi, sesa në ngjarje reale, transmeton Portalb.mk.

Burime nga Policia e Malit të Zi, të cilët për DW në gjuhën maqedonase kanë insistuar që të jenë anonim, kanë njoftuar se Gruevski nga Mali i Zi ka kaluar nëpërmjet Serbisë.

Ka hyrë me letërnjoftim, dhe ka dalë të njëjtën ditë me të njëjtën veturë për në Serbi.

Sipas informacioneve kjo është skema e hyrje – daljes në Mal të Zi:

– në ora 19:10, ka hyrë në vendkalimit Bozhaj. Aty e kanë pritur dy zyrtarë të ambasadës së Hungarisë në Podgoricë.

– me veturë të Folksvagen Xheta është dërguar në Podgoricë. Aty e ka pritur ndihmës ambasadori dhe bashkë me të, me një person tjetër ka hyrë në tjetër veturë dhe janë drejtuar drejt vendkalimit Dobrakovo.

– aty ka arritur në ora 22:00. Ka hyrë në Serbi, dhe aty Gruevskin ia kanë dhënë diplomatëve të tjerë serbë, të cilët për këtë qëllim kanë ardhur në Beograd. Takimi me diplomatët e Beogradit dhe shkëmbimi i të arratisurit ka ndodhur në motelin Luks, para hyrjes në Prijepole.

Edhe në Serbi, si në Malin  e Zi, Gruevski ka hyrë me letërnjoftim, për shkak se në atë moment, pas tij ende nuk është shkruar fletë-arrest ndërkombëtar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

MPB-ja e Maqedonisë heshtë

Për dallim nga Policia e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Policia e Maqedonisë ende heton dhe hesht. Që të dy shtetet u deklaruan për hyrje – dalje të Nikolla Gruevskit, dhe kjo ka shkaktuar që të ketë spekulime në mediat e Maqedonisë.

Informacionet janë nga ato që Gruevski ka hyrë në Hungari i veshur me rroba të grave, dhe deri te lajmi i djeshëm se Gruevski ende gjendet në territorin e Shqipërisë.

Shumë media pyesin si si ka mundësi që Gruevski ka kaluar kufirin pa pasaportë, por e dimë se Maqedonia me shumë shtete ka mundësuar lëvizje të qytetarëve vetëm me letërnjoftim.

Përndryshe, Maqedonia ka kompletuar dokumentacion voluminoz me mbi 400 faqe që do ta dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë së Hungarisë për ta ekstraduar Gruevskin.

Ndryshe, sot bëhen katër ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

LEXO: Ekstradimi i Nikolla Gruevskit do të sqarohet në dokumentacion mbi 400 faqe (VIDEO)
LEXO: 24.hu: Gruevskin e ka ndihmuar qeveria serbe për ta kaluar kufirin
LEXO: Mediumi proqeveritar serb: Gruevski ka ikur në Hungari nëpërmjet Shqipërisë
LEXO: Arratisja e Gruevskit, Dimitrov realizoi bisedë telefonike me homologun hungarez
LEXO: Rot për Gruevskin: Hungaria i ka hapur kufijtë për emigrantët, mahnitëse
LEXO: Flekenshtajn: Vështirë ta imagjinoj se Hungaria do t’i japë azil politik Gruevskit

LEXO: DASH: Gruevski duhet të kthehet për ta mbajtur dënimin
LEXO: Gruevski ka kërkuar azil në Ambasadën hungareze jashtë Maqedonisë, thonë nga Qeveria e Hungarisë
LEXO: Konfirmim edhe nga Hungaria, Gruevski ka kërkuar azil politik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button