Meta: Arratisja e Gruevskit nga Maqedonia do të thotë pranim i fajit

Presidenti Ilir Meta foli në “Open” edhe për lajmin se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria.

Meta u shpreh se kjo është një çështje që i përket autoriteteve përgjegjëse në vend, ndërsa shtoi se në një mënyrë largimi i Gruevskit nga Maqedonia është pranim i fajit nga ai, transmeton TCH.

“Janë çështje që autoritetet përgjegjëse duhet të merren. Por unë them se largimi i tij nga vendi është një tregues dobësie, pasi pa ndërhyrë në çështjen në fjalë. Shmangia nga drejtësia është e papranueshme dhe në një mënyrë është një pranim i fajësisë”, tha Meta.

LEXO: Mediat në Shqipëri: Gruevski është arratisur në Budapest nëpërmjet Shqipërisë, me veturë të Ambasadës së Hungarisë

LEXO: Policia shqiptare konfirmoi largimin e Gruevskit nga territori i Shqipërisë

Përndryshe, sot bëhen katër ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Deri sa e ka shkruar njoftimin, ai ka njoftuar se është në Budapest. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë e ka verifikuar IP adresën e tij, dhe ka njoftuar se Gruevski është në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimin të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button