Japoni, ministri i sigurisë kibernetike kurrë nuk ka përdorur kompjuter

Ministri i Sigurisë Kibernetike në Japoni, Yoshitaka Sakurada ka tronditur opinionin pasi ka pranuar se kurrë nuk ka përdorur kompjuter dhe se nuk ka ide se çfarë është USB, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sakurada, i cili gjithashtu është përgjegjës për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të mërkurën u përgjigj në pyetjet e deputetëve të pavarur dhe opozitarë.

“U jap udhëzime ndihmësve të mi dhe prandaj nuk ulem vet pranë kompjuterit. Por, jam i bindur se puna jonë është e përkryer”, tha ai.

Kur u pyet për rrjetin dhe viruset, Sakurada tha se USB-në “në fakt kurrë nuk e ka përdorur” në sistem, duke shpjeguar se madje nuk e di se çfarë mund të jetë.

Deputetët qeshën me ironi ndaj përgjigjeve të tij, të cilat dolën në mediat japoneze.

Sakurada u emërua në postin e tij në riorganizimin e fundit të qeverisë muajin e kaluar.

Megjithëse ministri Sakurada nuk pritet të ketë shumë përgjegjësi në menaxhimin e sigurisë kibernetike apo të Lojërave Olimpike, emërimi në pozitë të lartë të Sakurada-s, ka vënë në siklet kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button