Këngëtarja shqiptare, Ardit Gjebreas: “Do të Shihemi në Gjyq”

“Kënga Magjike 2018” është në javët e fundit të prezantimit të këngëve konkurruese por duket se drejtuesin e festivalit Ardit Gjebrea ‘e ka gjetur belaja’. Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani ka publikuar një foto në Instagram krahas dy protagonisëve Ardit Gjebreas dhe juristes Eni Çobani, dhe i ka bërë një shaka Gjebreas, shkruan Bordo.al. 

“Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq me @arditgjebrea dhe @enicobani!!!”- shkruan fituesja e “The Voice Italy”.

Këngëtarja shqiptare është kthyer në Shqipëri për shkak të pranisë së saj në koncertin recital të koleges Anxhela Peristeri dhe nuk dihet nëse  fotoja e publikuar pranë Gjebreas konfirmon në një farë mënyrë konkurrimin e saj në këtë edicion të “Kënga Magjike” pasi vet Elhaida nuk ka konfirmuar apo pohuar asgjë.

Elhaida Dani ka marrë pjesë në festivalin e njohur të muzikës shqiptare edhe në vitin e shkuar me këngën “E ngrirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button