SHBA sanksionoi 17 sauditë për vrasjen e Khashoggit

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka vendosur të zbatojë sanksione ndaj 17 sauditëve në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, përfshirë edhe ish-kryekëshilltarin e princit të Kurorës Mohammad bin Salman, Saud al-Kahtani, dhe kosnullin saudit në Stamboll, Mohammed al-Otaibi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti amerikan i Thesarit, përmes një deklarate me shkrim, publikoi një listë të sauditëve të sanksionuar në kuadër të Aktit Global Magnitsky për Përgjegjësi mbi të Drejtat e Njeriut, për rol në vrasjen e Khashoggit.

Sanksionet përfshijnë ish-kryekëshilltarin e princit të Kurorës Mohammed bin Salman, Saud al-Kahtani, kosnullin saudit në Stamboll Mohammed al-Otaibi dhe ndihmësin e tij Mahir Mutreb, si dhe shtetasit sauditë Salah Tubaigy, Meshal al-Bostani, Naif al-Arifi, Mohammed al-Zahrani, Mansour Abahussain, Khalid al-Otaibi, Abdulaziz al-Hawsawi, Waleed al-Sehri, Thaar al-Harbi, Fahad el-Balawi, Badr al-Otaibi, Mustafa al-Madani, Saif el-Kahtani dhe Turki al-Sehri.

Në kuadër të sanksioneve, shtetasve sauditë në fjalë u ngrihen pasuritë e mundshme në SHBA, ndërsa shtetasve amerikanë u ndalohen lidhjet tregtare me këta persona.

Sanksionet amerikane vijnë 45 ditë pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll më 2 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button