Mediat në Shqipëri: Gruevski është arratisur në Budapest nëpërmjet Shqipërisë, me veturë të Ambasadës së Hungarisë

Derisa autoritetet e Shqipërisë heshtin për informatat e gazetës serbe “Politika” se ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari nëpërmjet Shqipërisë, shumica e mediave shqiptare i kanë konfirmuar të njëjtat informata, njofton Portalb.mk.

Sipas “Dialogplus” dhe “Tema”, Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

Burime të policisë shqiptare bëjnë me dije se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski më 11.11.2018 në orën 19:11 ka dalë nga Shqipëria në Mal të Zi me një veturë të ambasadës hungareze në Tiranë. Targat e automjetit janë: CD1013A.

Portalb.mk, që nga mëngjesi ka dërguar kërkesë për konfirmm të informatave në lidhje me të shkruarat nëpër media se Gruevski ka arritur në Budapest nëpërmjet Tiranës, megjitahtë Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Mediumi shqiptar “Top Channel” shkruan se  policia shqiptare këmbëngul se, nga Rinasi nuk është nisur askush me këtë emër. Ambasada hungareze në Tiranë, sakaq, e kontaktuar nga Top Channel, refuzoi të komentonte mbi situatën dhe mbi pretendimet se Gruevski është strehuar atje për një natë.

Ora News”, njoftuan se autoritetet kanë zgjedhur të heshtin përballë këtyre shkrimeve., ndërkaq shkruan se  autoritetet policore sot kontrollojnë hyrjet-daljet e personave në Shqipëri.

Si dhe prej nga ka arritur në Hungari ende nuk është e konfirmuar si nga autoritetet në Maqedoni, ashtu edhe nga ata në Shqipëri, apo në Hungari.

Portali hungarez 24.hu, duke e komentuar arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, sot shkruan se ai kufirin e ka kaluar me veturë nga Serbia dhe se është ndihmuar nga qeveria serbe për ta kaluar kufirin. Në shkrimin gjithashtu thuhet se për kalimin e kufirit kanë qenë të njoftuar paraprakisht autoritetet hungareze.

Paraprakisht doli një informatë nga mediat hungareze se Gruevski ka ikur në Hungari me pasaportë bullgare, megjithatë autoritetet bullgare thanë se këto lajme janë dezinformata pasi që Gruevski nuk posedon pasaportë bullgare.

Përndryshe, sot bëhen tre ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Deri sa e ka shkruar njoftimin, ai ka njoftuar se është në Budapest. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë e ka verifikuar IP adresën e tij, dhe ka njoftuar se Gruevski është në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimin të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button