Tavë me brokoli të pjekur në qumësht – Shije e përkryer

Brokolit janë ndër perimet më të shëndetshme që tani gjenden në çdo treg fruta-perimesh.

AgroWeb.org sjell më poshtë një tavë me shije të shkëlqyer dhe e pasur në vlera ushqyese.

Krejt e thjeshtë në përgatitje por fantastike në shijen që sjell në tryezë.

Kjo recetë kombinohet me sallata të ndryshme të freskëta të stinës dhe me siguri do të shtohet në listën e recetave që amvisat përgatisin në kuzhinën e tyre.

Brokoli të Pjekura me Qumësht

Përbërësit 4-5 persona

500 gr brokoli

4 gota me qumësht

2 lugë me vaj ulliri

3-4 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle ajkë qumështi

2 lugë gjelle me thërrime djathi

Kripë

Piper

Përgatitja

Si fillim pastroni brokolit me ujë të rrjedhshëm.

Në një tavë hidhni pak nga vaji i ullirit dhe përmes një furçe kuzhine lyeni gjithë sipërfaqen e tavës.

Ndajeni brokolin në degëza dhe shtrojini në tavë.

AgroWeb.org ju sugjeron që degëzat e brokolit pasi t’i keni shtruar në tavë hidhni pak kripë, piper dhe ajkë qumështi.

Ajka e qumështit do të shërbejë njësoj si gjalpi, por duke i dhënë recetës një shije akoma dhe më të mirë.

Pasi të keni mbaruar me degëzat e brokolit, në një tas të madh hidhni katër gotat e qumështit dhe djathin, i trazoni pak sa të përzihen mirë.

Masën e formuar hidhjani tavës me brokoli, të cilat duhet të jenë të zhytura plotësisht në qumësht.

Këtë tavë e vendosim në furrë për t’u pjekur me 220-250 gradë.

Si fillim e vendosim për t’u pjekur nga poshtë, më pas kur të ketë marrë një ngjyrë të artë, e vendosim për t’u pjekur dhe lartë.

Brokolit do të piqen me qumështin duke marrë një aromë e shije fantastike.

Këtë recetë mund ta shoqëroni me sallatë jeshile apo me domate dhe kastravecë.

Dhe nëse dëshironi që të përgatisni një drekë apo darkë të veçantë për të dashurit tuaj mund të shoqërohet fare lehtë dhe me mishra të ndryshëm apo qofte shtëpie

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button