fbpx

Osmani së bashku me Filipçen në dorëzim-pranimin e ndihmës Japoneze në më shumë klinika në Shkup

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit Nacional për shpërndarjen e ndihmës së huaj në Republikën e Maqedonisë, së bashku me ministrin për Shëndetësi Venko Filipçe, në praninë e ambasadores së Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Keiko Haneda morën pjesë në dorëzim pranimin e pajisjeve dhe rinovimin që u siguruan me grante, mjete të pakthyeshme nga ana e Qeverisë së Japonisë.

“Më paraqet  kënaqësi të veçantë, që sot kam nderin të mirëpres Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë KEIKO HANEDA, këtu në Klinikën Universitare për kirurgji digjestive, ku akoma punoj. Kënaqësia është gjithsesi edhe më e madhe, nëse merret parasysh se pikërisht me ndihmën zemërgjerë nga Qeverisa e Japonisë dhe me përkushtimin e pakursyeshëm të Shkëlqesisë së saj Heneda, sot këtu i kemi këto kushte për punë që po i shihni, e të cilat janë më së shumti të rëndësishme për pacientët tanë”,  theksoi Osmani, duke i potencuar pajisjet dhe rinovimet të cilat nga granti i njëjtë i fiton edhe Instituti për sëmundje respiratorë tek fëmijët – Kozle, si dhe Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri.

Në vazhdim Osmani theksoi se që nga pavarësia, Japonia ka siguruar mbështetje të madhe përmes ndihmës zyrtare për zhvillim në më shumë sektor të rëndësishëm, kyç për arritje të proceseve tona reformuese dhe qëllimeve strategjike siç janë shëndetësia, arsimi, zhvillimi i komuniteteve lokale, në shumë prej më shumë se 420 milion euro, për të cilën theksoi mirënjohje të veçantë deri në Qeverinë e Japonisë, si dhe personalisht deri tek Ambasadorja Haneda, për kontributin e saj personal në realizimin e suksesshëm të kësaj ndihme.

Sot në klinikat universitare zyrtarisht në veprim u lëshuan tre projekte që janë pjesë e gjithsej nëntë për të cilët në mars të këtij viti u nënshkruan marrëveshje në kuadër të programit Grant për projekte të vogla për nevojat elementare njerëzore për  zbatimin e të cilëve Qeveria Japoneze siguroi mjete në vlerë prej 428.066 eurosh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button