Qeveria e uli tatimin e ngrohjes qendrore nga 18 në 5 për qind, pritet ulje e ndotjes së ajrit (VIDEO)

Me uljen e tatimit nga 18 për qind në 5 për qind për përdoruesit e ngrohjes qendrore dhe me miratimin e ligjit të ri për veprimtari industriale, inspektim të rritur, ndryshim të ngrohjes së amvisërive dhe institucioneve publike, Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor parashohin ta luftojnë nivelin e ndotjes së ajrit në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Me këtë plan, për dy vjet parashihet të ulet ndotja e ajrit deri 50 për qind.

Sipas asaj që paralajmëroi zëvendësministri për Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli fillimisht në sistemin engrohjes ekologjike do të kyçen institucionet publike, siç janë çerdhet, shkollat dhe institucionet shëndetësore. Megjithatë, tha se në rrjetin e ngrohjes parashihen të kyçen 10 mijë amvisëri.

“Shpresoj se shpejtë do të sillet vendim që të ulet TVSH-ja nga 18 në 5 për qind, që të nxitet kyçja në rrjetin e ngrohtores. 20 mijë amvisëri do ti ndryshojnë furrat joefikase të drurit, 15 mijë amvisëri do ta përmirësojnë efikasitetin energjetik të shtëpive, 3 mijë do të kyçen në rrjetin e gazit, 20 mijë do të ngrohen me klima. Pas dy vjetësh, nuk do të ketë asnjë amvisëri në gaz, naftë dhe qymyr”, tha Makraduli.

Në pjesët e qytetit, ku ndrojtja e ajrit do të jetë më e madhe, do të realizohet edhe qarkullimi i automjeteve tek a tek, edhe pse parashihet subvencionim i veturave hibride.

Meqë TEC Manastiri parashihet të jetë si njëri nga ndotësit më të mëdhenj aktual në Maqedoni, zëvendësministri Makraduli njoftoi se do në dhjetor do të nisin me planin operativ për masa më të rrepta dhe për mbarim të planit të lejes ekologjike të këtij termocentralit.

Për realizimin të këtyre masave, Qeveria e Maqedonisë ka paraparë 1,5 milionë euro, që janë plotësim i 20 milionë eurove për masat ekologjike në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Këto mjetet janë do të sigurohen me Buxhetin 2019, me rekomandim që të sigurohen financa shtesë për këtë program dhe të shfrytëzohen potencialet ekzistuese nga bashkësia e donatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button