Mostranparenca e financimit të partive politike uli besimin e qytetarëve, KSHZ me obligim shtesë

Mostransparenca në financimin e partive politike ka sjellë deri te ulja e besimit të qytetarëve ndaj politikanëve dhe proceseve demokratike në Maqedoni. Që të tejkalohet kjo situatë, me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, parashihet që KSHZ-ja të kryejë verifikimin e raporteve të financimit të partive politike, u njoftua sot në tryezën e rrumbullakët për revidimin e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, organizuar nga Enti Shtetëror i Revizionit i Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar mostranparenca e financimit të partive politike, ka sjellë deri te ajo që të njëjtit të mos veprojnë në pajtueshmëri me interesin e qytetarëve, por të donatorëve. Kjo sipas Zhbogarit ka ulur besimin e qytetarëve në politikanë dhe proceset demokratike.

“Gjithkund në shtet parregullsitë në financimit të partive politike jep një zonë të errët e cila ka një ndikim ndaj politikës dhe integritetit të sektorit publik. Partitë politike shpesh herë bëhen instrument i donatorëve të ndryshëm dhe i përfaqësojnë interesat e tyre, në vend se të interesat e qytetarëve, dhe pasojat janë të dukshme. Demokracia dhe sundimi i së drejtës janë themel i shtetit, dhe ajo që është më e rëndësishmja se besimi i opinionit në politikanët dhe proceset demokratike është zvogëluar”, tha Zhbogar.

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë, Goran Mileski deklaroi se me ligjin e ri partitë politike nuk do të jenë të varura nga donatorët dhe nga sipërmarrësit, megjithëse tha se me ligjin menjanohen partitë më të vogla.

“Me rritjen e sasisë së parave për financim të partive politike, ato probleme që i kemi pasur do të tejkalohen dhe më të relaksuar në periudhën që vijon do të mund të funksionojmë më të pavarur dhe të organizojmë ngjarje. Privilegjin që të jenë më të financuar e kanë vetëm partitë politike më të mëdha. Më të voglat, për fat të keq ishte i ulët interesin nga kapitali privat të ndihmojnë, dhe në këtë mënyrë ishim të mënjanuar sepse nuk kishim pozita të njëjta me partitë më të mëdha”, tha Millevski.

KSHZ-ja do t’i verifikojë raportetet financiare të partive politike

Me miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhore, Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili kishte mandat 6-mujor, iu është vazhduar mandati deri në 2 vjet. Me këto ndryshime parashihet që KSHZ-ja të marrë edhe obligimin që raportet për financimin e partive politike t’i verifikojë, me qëllim që ato të jenë më të besueshme.

“Qëndrimet janë të ndryshme se nëse ky ndryshim është i mirë apo i keq, në kuptimin e asaj se kur fitoni më shumë para nga buxheti për financim të aktiviteti politik, njëkohësisht merrni edhe detyrime që të jeni më transparente në harxhimin e atyre parave, kurse edhe organet që janë të obliguara, në këtë rast Enti Shtetëror për Revizion, do të mundet në mënyrë më transparente dhe më të besueshme t’i verifikojnë raportet, respektivisht ti verifikojnë raportet që i dorëzojnë partitë”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi shprehu besimin në shumicën parlamentare aktuale se do të rrit transparencën e financimit të partive politike në Maqedoni, që të rritet më pas besimi i qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button