Janakieski ka dashur të arratiset si Gruevski, pasi që Ivanov nuk ka pranuar që ta amnistojë

Prokuroria Speciale Publike, ka sjellë vendim për paraburgimin e ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakieski, pasi që Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë informacione që Janakieski ka kërkuar amnisti nga presidenti Gjorge Ivanov, shkruan SDK.mk.

Sipas informacioneve që i ka siguruar portali SDK, në seancën gjyqësore për lëndën “TNT”, Janakieski, pas arratisjes së Gruevskit, ka kërkuar takim me presidentin Gjorge Ivanov, për ti kërkuar amnisti. Pasi që ky i fundit i ka dërguar Janakieskit mesazh se nuk ka teori që të takohet me të, ndërsa edhe më pak për ta amnistuar, sipas hulumtimit të MPB-së, Janakieski, i është përgjigjur Ivanovit, “Nëse është kështu edhe unë do të ikë si Nikolla”.

Ndërkaq avokati i Janakieskit, Branko Milanov, nuk e mohon se klienti i tij është takuar me presidentin Ivanov, megjithatë ai në emër të tij i hedhë poshtë informacionet se është takuar për ti kërkuar amnisti. Madje sipas avokatit të Janakieskit, nuk është logjike që ai të kërkojë takim me ndërmjetësues me Ivanovin, duke marrë parasyshë që Ivanovi dhe Janakieski janë miq shtëpie.

“Pasi që klienti im Mile Janakieski, nuk mund të flasë, më luti që të tregojë se nuk janë të sakta informacionet nga vërejtja zyrtare e DSK-së, se ka dërguar ndërmjetësues te presidenti Gjorge Ivanov, për të biseduar që ti jep amnisti. Janakieski dhe Ivanov janë miq shtëpie, dhe me vite vizitohen në raste të ndryshme familjare me vite, tha avokati i Janakieskit. Me 13 nëntor, Janakieski ka shkuar personalisht te Ivanovi për të biseduar për dokument që është distribuuar te lideri i partisë dhe te ambasadat e huaja, dhe ajo nuk ka qenë e fshehur. Për çfarë dokumenti bëhet fjalë nuk kam të dhëna”, deklaroi Milanov, pas përfundimit të seancës për lëndën “TNT”.

Ai kërkoi nga organet e MBP-së që t’i kontrollojnë kamerat e sigurisë të kabinetit të presidentit Ivanov, nëse ka shkuar ndonjë ndërmjetësues ose Janakieski. Ai e përcolli edhe një mesazh të Janakieskit ku thotë: “Nëse kam llogari të hapur jashtë Maqedonisë, nënshkruaj menjëherë dënim me burg të përjetshëm”.

Ndryshe, gjatë mëngjesit të sotëm i akuzuari Mile Janakieski është sjellë me furgon nga Burgu i Shutkës në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në gjykimin për rrëzim e kompleksit banesor “Kosmos” të Fiat Canoskit, njofton Portalb.mk.

Katër avokatët e Nikolla Gruevskit, i cili sipas akuzës është porositësi, kanë ardhur në gjykim, por Gruevski nuk ka ardhur, pasi që është arratisur në Hungari.

“Mije Janakieski, ju jeni sjellë nga paraburgimi tani?”, e pyeti gjykatësi Ognen Stavrev.

“Për fat të keq. Të moçmit thonë, nuk mundeni gomarin, goditeni samarin”, tha Janakieski, duke aluduar në atë që nuk mundeni ta kapni Gruevskin më keni kapur mua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button