Si ndikon mungesa e vitaminës D në organizëm

Niveli i ulët i vitaminës D është i lidhur ngushtë me një rrezik në rritje të shfaqjes së një varg problemesh shëndetësore. Përveç kësaj, nëse vuani nga sëmundjet e rënda, si kanceri i gjirit ose kanceri i prostatës, probabiliteti i mbijetesës mund të jetë dukshëm më i ulët në qoftë se nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të vitaminës D.

Shumica e njerëzve në ditë duhet të konsumojnë rreth 2.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D ashtu që trupi të funksionojë në mënyrë optimale. Mungesa e vitaminës D mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj dhe ta shkurtojë jetëgjatësinë, transmeton Telegrafi.

Rreziku i rritur nga depresioni

Personat me nivel të ulët të vitaminës D në gjak kanë dy herë rrezik më të madh të shfaqjes së depresionit. Vitamina e rregullon funksionimin e hipokampusit dhe pjesëve të tjera të trurit që janë të përfshira në menaxhimin e gjendjes shpirtërore. Pikërisht për këtë arsye, nivelet e ulëta të vitaminës D mund të ndikojnë në aftësinë e këtyre pjesëve të trurit.

Gjasa të reduktuara të një shërimi të suksesshëm nga kanceri

Pacientët me kancer, të cilët e kanë një nivel paksa të rritur të vitaminës D kanë më shumë gjasa të mbijetojnë, në krahasim me ata që kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Vitamina D është treguar më efektive në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Personat që vuajnë nga kanceri i gjirit ose apendiksit kanë madje dy herë më shumë rrezik të trajtimit të pasuksesshëm.

Rreziku i rritur nga kanceri i prostatës

Rreziku i shfaqjes së një forme agresive të kancerit të prostatës është madje 4-5 herë më i lartë tek meshkujt, të cilët në trup kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Shkencëtarët ende nuk e dinë se cila është arsyeja e saktë, por janë të sigurt se definitivisht ekziston lidhja.

Rreziku i rritur nga dementia dhe Alzheimeri

Të rriturit, të cilët nuk marrin sa duhet vitaminë D, kanë rrezik 53% më të lartë të shfaqjes së dementisë. Mungesa e vitaminës D shoqërohet me rritjen e rrezikut të sëmundjes Alzheimer. Nevojiten hulumtime të mëtejshme ashtu që shkencëtarët ta kuptojnë më mirë lidhjen.

Rreziku i rritur nga artriti psoriatik

Rreth 30% e personave që vuajnë nga artriti psoriatik nuk e marrin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Artriti psoriatik është një gjendje në të cilën sistemi imunitar i sulmon nyjat dhe shkakton dhimbje dhe inflamacion. Studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D mund ta shkaktojnë formimin e gjendjeve inflamatore.

Rreziku i rritur nga sëmundjet e zemrës

Personat me mungesë të vitaminës D kanë rrezik madje 32% më të lartë nga sëmundjet e arterieve koronare. Ata gjithashtu e kanë një rrezik 20% më të lartë të zhvillimit të formave të rënda të sëmundjeve kardiovaskulare. Vitamina D mund ta përmirësojë funksionin imunitar dhe ta reduktojë inflamimin në të gjithë trupin. Në këtë mënyrë ndihmon në reduktimin e rrezikut të problemeve të zemrës.

Rreziku i rritur nga pneumonia

Rreziku nga pneumonia është madje 2,5 herë më i lartë tek personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D. Studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D e dobëson sistemin imunitar, gjë që e rrit rrezikun e sëmundjeve të sistemit respirativ.

Rreziku i rritur nga skizofrenia

Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D e kanë një rrezik dy herë më të madh të zhvillimit të skizofrenisë. Megjithatë, duhet kryer hulumtime shtesë për ta kuptuar më mirë lidhjen në mes të marrjes së vitaminës D dhe zhvillimit të skizofrenisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button