DASH: Gruevski duhet të kthehet për ta mbajtur dënimin

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili kërkon azil në Hungari, duhet të kthehet në Maqedoni për ta mbajtur dënimin, thonë nga Departamenti Amerikan, për portalin Politico.eu, transmeton Portalb.mk.

“Në proces transparent dhe juridik Nikolla Gruevski, ishte dënuar nga gjykata maqedonase për keqpërdorim të autoritetit dhe u dënua me dy vjet burg. Aktgjykimi u konfirmua dhe nga instanca gjyqësore. Gjithashtu, Gruevski është i akuzuar dhe në tre lëndë tjera penale. Ne konsiderojmë se proceset gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, kurse Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, thonë nga Departamenti Amerikan.

LEXO: Rot për Gruevskin: Hungaria i ka hapur kufijtë për emigrantët, mahnitëse

LEXO: Flekenshtajn: Vështirë ta imagjinoj se Hungaria do t’i japë azil politik Gruevskit

Ekstradimi i Nikolla Gruevskit do të sqarohet në dokumentacion mbi 400 faqe (VIDEO)

Siç njoftoi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski procesi i ekstradimit të arratisurit Nikolla Gruevskit në Hungari ka filluar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka përgatitur dokumentacion prej mbi 400 faqe, në të cilën do të sqarohen arsyet se pse duhet të ekstradohet i apostrofuari në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Tashmë procesi i ekstradimit ka filluar. MPB në MD ka dorëzuar informacionin se Gruevski është në Budapesti. MD tashmë ka përgatitur dokumentacionin, ajo do të përkthehet dhe do të dorëzohet në institucionet në Hungari, në Ministrinë e Drejtësisë në Hungari. Atje do të sqarohet se pse duhet të bëhet ekstradimi i Gruevskit, në dokumentacion mbi 400 faqe”, tha Boshnjakovski.

Ai gjithashtu tha se: “Në kuadër të MPB është në vijim procedura për hetim të situatës se si Gruevski e ka lëshuar territorin. Për të kuptuar se a e kanë ndihmuar shërbime policore apo edhe ndokush nga jashtë”.

Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Mediat e Hungarisë shkruajnë se Gruevski është arratisur me pasaportë bullgare, kurse mediat serbe thonë se ai është arratisur nëpërmjet Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button