Arratisja e Gruevskit, Dimitrov realizoi bisedë telefonike me homologun hungarez

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Petre Sijarto, përmes një bisede telefonike me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, lidhur me kërkesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, për azil, ka thënë se autoritetet hungareze do të vendosin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Në mes tjerash Sijarto ka potencuar, se kërkesa e tij nuk do të shqyrtohet si çështje politike, por juridike, njoftojnë nga MPJ, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov, gjatë bisedës e ka njoftuar Sijarton, se Gruevski, është i dyshuar në disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, për vepra të rënda penale.

Në bisedën e iniciuar nga pala maqedonase Sijarto ka shfrytëzuar rastin për të shprehur përkrahjen e Hungrais për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

LEXO: Konfirmim edhe nga Hungaria, Gruevski ka kërkuar azil politik

LEXO: Maqedonia kërkon ekstradim e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria

LEXO: Spasovski: Përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit kërkoni nga gjyqtarët

LEXO: Gruevski u dënua me dy vjet burg, ndërsa Gjoko Popovski me 6 vjet e gjysmë në rastin “Tank”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button