Gruevski ka kërkuar azil në Ambasadën hungareze jashtë Maqedonisë, thonë nga Qeveria e Hungarisë

Qeveria e Hungarisë thotë se ish-kryeministri i dënuar Nikolla Gruevski ka shprehur qëllim se do të kërkojë azil në Zyrën diplomatike hungareze jashtë Maqedonisë, njofton Agjencia e Lajmeve “Rojters”, transmeton Portalb.mk.

Gergeli Gullash, shef i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban refuzoi të tregojë se në cilin vend Gruevski ka kërkuar azil dhe si ka arritur ai deri në Zyrën për migrim dhe azil në Budapest, ku zyrtarisht i ka dorëzuar dokumentet për azil.

LEXO: Konfirmim edhe nga Hungaria, Gruevski ka kërkuar azil politik

Ai tha se Hungaria ende nuk ka marrë kërkesë zyrtare nga Shkupi për ekstradim të Gruevskit, duke shtuar se Hungaria do të veprojë në pajtim me ligjet nëse ndodh kjo.

LEXO: Maqedonia kërkon ekstradim e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria

Ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski ditë më parë theksoi se Gruevski e ka lëshuar vendin në mënyrë ilegale, por nuk ka informata zyrtare për atë se nga saktë është drejtuar, nga ku dhe në cilën mënyrë ka hyrë në Hungari.

LEXO: Spasovski: Përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit kërkoni nga gjyqtarët

Ndryshe, Gruevski është i dënuar me dy vjet burg në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro, ndërsa në burg duhej të paraqitet me 9 nëntor, pasi iu refuzua ankesa.

LEXO: Gruevski u dënua me dy vjet burg, ndërsa Gjoko Popovski me 6 vjet e gjysmë në rastin “Tank”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button