SHBA, gjithnjë e më pak studentë të huaj në universitete

Në universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në dy vitet e fundit është shënuar rënie e numrit të regjistrimeve të studentëve të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave të fundit nga Instituti Ndërkombëtar i Arsimit (IIE), numri i studentëve të huaj të regjistruar në institucionet arsimore të SHBA-së në vitin akademik 2017-2018 është ulur për 6.6 për qind ndërsa një vit më parë për 3.3 për qind.

Edhe pse është shënuar një rritje e numrit të studentëve të huaj, duke pasur parasysh numrin e punonjësve që punojnë në SHBA me viza studentore, numri i tyre vazhdon të jetë nën normën vjetore të rritjes prej 6.1 për qind, sa ishte në 10 vitet e fundit.

Carol Spradling nga Universiteti “Northwest Missouri” është i mendimit se numri i studentëve të huaj të regjistruar në universitetet e SHBA-së është reduktuar ndjeshëm pas zgjedhjes së Donald Trumpit për president të shtetit, i cili shpesh ka kritikuar hapur emigrantët.

Allan E. Goodman, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Arsimit (IIE), tha se disa studentë të huaj në vend të SHBA-së, tani duan të studiojnë në vende të tjera ku flitet anglishtja si Kanadaja apo Britania e Madhe.

“Studentët kanë alternativa të ndryshme ndërsa vendet e tjera janë konkurrencë”, tha Goodman.

Studentët e huaj që vijnë në SHBA për shkak të frikës nga racizmi dhe arsyeve gjeografike në vend të pjesëve qendrore dhe jugore të vendit, zgjedhin universitetet në qytetet e mëdha në brigjet lindore dhe perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button