Mbeturinat mbulojnë Çarshinë e Vjetër e Shkupit

Në asnjë pikë të Çarshisë së Vjetër të Shkupit nuk mund të shohim shportë për mbeturina. Kjo sipas autoriteteve komunale vjen si rezultat i qytetarëve të pa ndërgjegjshëm të cilat i kanë shkatërruar disa herë më radhë, por garantojnë se në afat sa më të shkurtër do ta zgjidhin këtë problem. 

Fotografitë të cilat ka arritur ti bëj Portalb, tregojnë një pamje që nuk do shumë fjalë. 

Qytetarë dhe shitës të anketuar, na thanë se tentojnë me çdo kusht të mbajnë rendin dhe pastërtinë në Çarshi por kjo është e pa mundur çdo herë pasi gjatë gjithë ditës i mbledhin mbeturinat brenda në dyqan për ti lënë në mbrëmje para shitoreve.

“Mbeturinat gjatë gjithë ditës i mbajmë brenda dyqaneve tona, jashtë në asnjë vend nuk ka shporta këtë e shini edhe vet. Ne mbledhim mbeturina ndërsa kur i mbyllim shitoret vijnë pastruesit dhe i marrin prej para tyre. Duhet të intervenohet me kohë” tha një shitës nga Çarshia e Vjetër e Shkupit.

“Nuk është aspak në rregull, gjatë gjithë ditës shëtis nëpër Çarshi me këtë shishe e cila më ka ngelur në dorë dhe nuk kam ku ta hedh. Me të vërtetë nuk po shoh asnjë shportë nëpër Çarshi, nuk jam prej atyre qytetarëve që mund ti hedhin në rrugë mbeturinat, ndaj duhet të detyrohem ose ti mbaj në duar, ose edhe në çantën time” tha Idajete S. , studente.

“Jo nuk kemi ku ti hedhim mbeturinat, i mbajmë në shitore në fund të ditës i lëmë para derës dhe vijnë i marrin, por kjo nuk është mirë sepse edhe qytetarët nga jashtë vijnë dhe mbeturinat i lënë brenda kutive që i kemi në shitore vetëm që mos ti hedhin në rrugë” tha O.B. shitës në Çarshinë e Shkupit.
Por, kreu i Komunës Çair, Izet Mexhiti premtoi se në afat sa më të shpejtë do të ndërhyhet në këtë drejtim dhe problem i shportave të mbeturinave do të llogaritet i zgjidhur. 

“Sa i përket shportave para disa viteve ka pasur edhe gjelbërim edhe shporta në çdo kandelave të Çarshisë. Për disa vite janë shkatërruar ato nga vetë qytetarët. Prandaj duhet të punojmë bashkëshkrish me Esnafin e Çarshisë dhe kur te vendosen ata të mirëmbahen e jo të shkatërrohen. Mendoj se do ta rregullojmë edhe këtë problematikë së shpejti por sërish duhet të potencoj se kjo është për të mirën e përgjithshme dhe se për këtë duhet të kujdesën edhe Esnafi i Çarshisë por edhe vetë qytetarët” tha Mexhiti./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button