Janakieski me polici u soll në gjykatë: Nuk mundeni gomarin, e godisni samarin

Me furgon të policisë sot në mëngjes, i akuzuari Mile Janakieski është sjellë nga Burgu i Shutkës në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në gjykimin për rrëzim e kompleksit banesor “Kosmos” të Fiat Canoskit, njofton Portalb.mk.

Katër avokatët e Nikolla Gruevskit, i cili sipas akuzës është porositësi, kanë ardhur në gjykim, por Gruevski nuk ka ardhur, pasi që është arratisur në Hungari.

“Mije Janakieski, ju jeni sjellë nga paraburgimi tani?”, e pyeti gjykatësi Ognen Stavrev.

“Për fat të keq. Të moçmit thonë, nuk mundeni gomarin, goditeni samarin”, tha Janakieski, duke aluduar në atë që nuk mundeni ta kapni Gruevskin më keni kapur mua.

Prokurori i PSP-së ka kërkuar nga Gjykata që t’i shqiptojë masë paraburgimi Gruevskit në këtë lëndë të emëruar si “TNT” pasi që deputeti nuk është i kapshëm. Ata kërkuan që Gruevski të paraburgoset menjëherë sa të ekstradohet ose gjendet. Ata propozuan që Gruevskit t’i gjykohet në mungesë.

Mbrojtja i ka kundërshtuar të dy propozimet.

“Gruevski me arsyetim mungon, nuk mund të vijë në seancë pasi që e ka lëshuar Maqedoninë për të kërkuar azil. Nuk mundet ta lëshojë Hungarinë, pasi që do ta humbte statusin e kërkuesit të azilit”, tha avokati i tij.

Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale, gjegjësisht për shkak të urrejtjes politike e kanë rrëzuar kompleksin “Kosmos” të Fijat Canovskit.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TNT” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button