Ku është BOOM-i investues?!

A është duke skaduar viti i dështuar investues? Në gjysmëvitin e parë të viti 2012 në vend kanë hyrë investime në vlerë prej 72.5 milionë euro. Nëse edhe gjysmën e dytë të këtij viti investohet së paku e njëjta shumë, atëherë Maqedonia, sipas nivelit të investimeve, kthehet në nivel të vitit më në krizë dhe më kritik, atë të 2009-ës, kur investimet ishin vetëm 145 milionë euro.

Vlera e investimeve

Viti 2009                        145 milionë ????
Viti 2010                       159,1 milionë ????
Viti 2011                     303,5 milionë ????
Viti 2012                     72,5 milionë ????

Në situatë kur gjatë muajve prill dhe qershor është regjistruar dalje të investimeve, kur prodhimtaria industriale në kontinuitet prej 11 muajve shënon rënie ndërsa statistika është në hap të shpalljes së recesionit, ekonomistët presin një debakël në vitin 2012. Në ndërkohë Qeveria vazhdon aty ku mbeti vitin e kaluar, me round show në mbarë botën. Udhëtimin e fundit, në krye të të cilit është kryeministri Gruevski, tani në SHBA dhe Kanada, si destinacion investues, ministrat e vizituan edhe vitin e kaluar, po ashtu gjatë periudhës verore. Portalb analizon se në cilën periudhë dhe ku ishin ministrat nga ana tjetër dhe cilat janë efektet e këtyre udhëtimeve nga ana tjetër. 

Qeveria “Round – Show”
Verë, 2011, vizita SHBA
Tetor 2011, vizita në Angli, Londër
Nëntor 2011, vizita në Japoni dhe Singapor
Nëntor 2011, vizita në Austri dhe Gjermani
Dhjetor 2011, vizita në Holandë, Itali, Francë
Janar/shkurt 2012, vizita në Turqi
Mars 2012, vizita në Indi dhe Malajzi
 Mars 2012, vizita në Katar
Gusht 2012, SHBA dhe Kanada

Mundësitë për investime në Maqedoni janë prezantuar në qindra ndërmarrje të sektorëve të ndryshme dhe formateve të ndryshme. Ja një pjesë e rezultateve pas këtyre vizitave:

50 kompani nga Turqia shfaqën interesim për takime individuale dhe informata konkrete
Një kompani shfaqi interesim për të marrë pjesë njërën prej Zonave të lira ekonomike
Disa ndërmarrje holandeze shfaqën interesim për IT-sektorin, industrinë e tekstilit dhe bujqësinë
Ndërmarrjet austriake shfaqën interesim për biznesin energjetik dhe bujqësinë
Kompani të Katarit u interesuan për energjetikë
Paralajmërim i multimiliarderit nga India, Subrata Roy për ndërtimin e kazinos, hoteleve dhe qendrave për argëtim.

Derisa opinioni ekonomik konsideron se efektet e këtij modeli, i cili zbatohet me vite të tera në pako me hapat tjera, janë të vonuara, Qeveria po siguron se rezultatet do të përcillen.
“Më së voni në kuartalin e parë të vitit të ardhshëm do të kristalizohet se cilat kompani të reja nga Evropa dhe nga Amerika Veriore do të investohen në Maqedoni. Është e sigurtë se ato do të jenë ndërmarrje të industrisë automobilistike, deklaroi gjatë qëndrimit në Amerikë, Viktor Mizo, drejtor i zonave zhvillimore teknologjike-industriale.

Roud-show është vetëm një pjesë e konceptit të gjerë qeveritar për tërheqjen e investimeve. Si pjesë e frontit investues qeveritar – u mobilizuan edhe resurse njerëzore dhe reklamuese.

 –  Fushata  INVEST in MACEDONIA , video-klipi që emetohej në CNN në vitin 2007 dhe 2008. Revizioni shtetëror shpalosi se reklamimi në vitin 2007 e ka kushtuar buxhetin 3.5 milionë euro.
–  Promovuesit ekonomik (nuk ka të dhëna të sakta se sa ka kushtuar njëra prej tyre, por duke marrë parasysh statusin e diplomatit, rroga e tyre mujore është rreth 3.000 euro, me shpenzime shtesë për vendosje dhe automjet).
–  Zonat e lira ekonomike (u paralajmëruan 11 ndërsa në funksion janë 3 zona)
–  Këshilltarë të huaj ekonomik dhe vendor (për shembull, Ante Markoviq dhe gjermani Teo Vajgel)

Kriza ishte alibi kyç qeveritar për dështimin investues, ndonëse Qeveria vazhdimisht pohon se ekonomia e Maqedonisë është njëra nga më të suksesshmet edhe në kohë të krizës. Për opinionin e ekspertëve vendimtar është një faktor e ai është se vendi pa anëtarësim në Integrimin euroatlantik nuk mund të sigurojë garanci për një klimë stabile ekonomiko-politike. 

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e  Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button