Qeveria ka parashikuar 1.5 milionë euro në buxhetin për vitin 2019 për uljen e ndotjes së ajrit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka parashikuar 1.5 milionë euro (98 milionë denarë) për uljen e ndotjes së ajrit me Buxhetin e vitit 2019 në seancën ku u  miratua propozim plani dhe masat për Programin për uljen e ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme është sjellë edhe vendim për ndryshim dhe plotësim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për konfirmimin e prioriteteve strategjike për vitin e ardhshëm. Qeveria e detyroi Ministrinë e Financave që ta përfshijë edhe propozimin për uljen e ndotjes së ajrit në buxhetin për vitin 2019”, deklaruan nga Qeveria.

Këto 98 milionë denarë janë mjetet e para në Buxhetin për vitin e ardhshëm, me rekomandim që të sigurohen financa shtesë për këtë program dhe të shfrytëzohen potencialet ekzistuese nga bashkësia e donatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button