Ministria e Drejtësisë së Bullgarisë: Nikolla Gruevski nuk ka paspaportë bullgare

Ministria e Drejtësisë së Bullgarisë njoftoi se ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk është qytetar i Bullgarisë dhe nuk posedon pasaportë bullgare. Reagimet e Ministrisë vijnë pas spekulimeve në mediat e Ballkanit se Gruevski me pasaportë bullgare ka ikur në Hungari për të kërkuar azil politik, njofton Portalb.mk.

“Nikolla Gruevski nuk është qytetar i bullgarisë dhe nuk ka dorëzuar dokumente për shtetësi bullgare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gruevskit nuk i është dhënë pasaportë bullgare”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë së Bullgarisë.

Mediat bullgare precizojnë se informata për pasaportë bullgare është nga mediat hungareze dhe është plotësisht e shpikur.

Ndryshe, të martën Gruevski u lajmërua nga Budapesti duke shkruar në rrjetin social Fejsbuk se ka qenë i detyruar të ikë pasi që ka pasur kërcënime me jetë. Në fakt, Gruevski i iku burgut, pasi që Policia fillojë ta kërkojë për ta dërguar prapa grilave. Pas njoftimit se Gruevski më nuk ndodhet në Maqedoni, Policia ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button