“Në Paris filluat të mësonit gjermanishten”: Kërkoi formimin e “një ushtrie evropiane” Trump i përgjigjet ashpër presidentit francez

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur në mënyrë të ashpër homologut të tij francez, pasi ky i fundit kishte propozuar formimin e një “ushtrie të vërtetë evropiane”.

Siç është raportuar, Emmanuel Macron kishte sugjeruar formimin e një ushtrie evropiane, me të cilën siç kishte thënë ai, Evropa do të mbrohej nga SHBA-të, Kina dhe Rusia.

“Por ishte Gjermania në Luftërat Botërore, të Parën dhe të Dytën – Si funksionoi kjo për Francën? Ata filluan të mësonin gjuhën gjermane në Paris, para se SHBA të ndërhynte. Paguani për NATO-n ose jo!”, ka shkruar Trump në Twitter, përcjell Telegrafi.

rump ka kritikuar shpesh nivelin e kontributeve të anëtarëve në NATO, duke thënë se këto gjithmonë kanë qenë “qesharake dhe të padrejta” ndaj SHBA-ve.

Gjithsesi, vërejtjet e tij nuk kanë mbetur pa reagime.

Guy Verhofstadt, aleat i Macron dhe Koordinatori i Brexit i Parlamentit të BE, i cili shkroi: “Ajo që Trump nuk duket të kuptojë është se pa paratë franceze, SHBA nuk do të ekzistonte pasi Franca financoi revolucionin amerikan. Ata madje ju dhanë Statujën e Lirisë për të festuar këtë!”

Megjithatë, Trump gjithashtu kërcënoi për tarifat e verës kundër Francës.

“Për tregtinë, Franca bën verë të shkëlqyeshme, por po kështu edhe SHBA-të. Problemi është se Franca e bën shumë të vështirë për Shtetet e Bashkuara të shesin verërat e tyre në Francë dhe i ngarkon me tarifa të mëdha, ndërsa SHBA e bën të lehtë për verërat franceze. Kjo nuk është e drejtë, duhet të ndryshojë!”, ka shkruar Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button