Nju Jork, rifilloi gjykimi ndaj El Chapos

Sot në Bruklin të Nju Jorkut rifilloi gjyqi i sigurisë së lartë ndaj baronit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Prokurorët amerikanë i thanë jurisë të martën se Guzman, në cilësinë e kreut të kartelit meksikan Sinaloa, dërgoi një grup vrasësish me qëllim zhdukjen e konkurrentëve që transportojnë kokainë, marihuanë dhe metamfetaminë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Zëri i Amerikës.

Guzman, i cili më parë është arratisur dy herë nga burgu, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura. Avokatët e tij thonë se Guzman është një “kokë turku” për zyrtarët e korruptuar të qeverisë dhe kontrabandistin më të madh të drogës në botë, emri i të cilit nuk është bërë publik. Avokati i Guzman-it tha se zyrtarë meksikanë dhe amerikanë, përfshirë presidentin aktual të Meksikës, paraardhësi i tij dhe një zyrtar amerikan i administratës për luftën kundër drogës, ishin ndër ata që paguanin miliona dollarë për të mbajtur të lirë baronin e vërtetë.

Pavarësisht kapjes së Guzman-i, karteli gjakatar i Sinaloa-s vazhdon të sigurojë fitime të majme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button