Dimitrov: Gruevski s’mundet të kërkojë shpëtim nga vendet anëtare të BE-së

Ministi i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është prononcuar në lidhje me ikjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, ku edhe ka kërkuar azil. Dimitrov deklaroi se Gruevski nuk mundë ti ikë drejtësisë. Sipas tij nuk ka kuptim që një i dënuar nga një vend që është kandidat për anëtarësim në BE,  shpëtimin ta kërkon në një vend anëtarë të Bashkimit Evropian, transmeton Alsat M.

“Të gjithë ne këtu, por edhe në Evropë i kemi dëgjuar bisedat telefonike që ishin publikuar në vitin 2015, të cilat tregojnë për keqpërdorime të pozitës, mashtrime zgjedhore dhe korrupsion. Mendimet se një udhëheqës autoritar i cili ka lënë pas tij një trashëgimi të tillë, kurse tani është i dënuar nga një vend kandidat për anëtarësim në BE ndërsa kërkon shpëtim nga dora e drejtësia së një vendi i cili është anëtarë i Bashkimit Evropian, nuk mundet assesi të përpihet”, ka shkruar, Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button