Mogherini: Mosmarrëveshjet në Ballkan të tejkalohen deri në vitin e ardhshëm

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini thotë se në vitin tjetër dëshiron që t’i përfundojë punën në Ballkan, në mënyrë që pasardhësit të saj t’i lë një situatë që ky rajon të jetë në drejtim të bashkimit me BE-në, por në aspektin e bashkëpunimit rajonal dhe të pajtimit, transmeton Lajmi.net.

“Unë mendoj se jemi në rrugë të drejtë, që është sfiduese, por në rrugë të mirë”, tha Mogerini në Bruksel, në konferencën “BE-ja një lojtar global i paqes”.

Duke folur për rëndësinë e veprimeve parandaluese, Mogerini tha se shpesh duket sikur BE po punon “si të shikosh një tren që ndalet vetëm disa centimetra nga muri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button