fbpx

Përfaqësuesi i ShBA-së në OKB i jep mbështetje Kosovës për Ushtrinë dhe INTERPOL-in

SHBA-të i kanë dalur në përkrahje Kosovës në disktumin që u mbajt sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Përfaqësuesi i Shtetevë të Bashkuara të Amerikës në OKB, Jonathan Cohen ka ritheksuar se SHBA përkrah fuqishëm transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

“Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, ka deklaruar diplomati amerikan, transmeton Zeri.

Cohen gjithashtu u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë. Ai poashtu u bëri thirrje të gjitha shteteve të përkrahin anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button