Vilma Ruskovska shefe e re e Prokurorisë për Krim të Organizuar

Këshilli i Prokurorëve Publik sot e ka zgjedhur Vilma Ruskovskën, prokuroren e cila e udhëheq lëndën e 27 prillit, për shef të ri të Prokurorisë Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup, njofton Portalb.mk.

Përveç rastit të 27 prillit, Ruskovska i ka udhëhequr edhe hetimet për “Lagjen e Trimave”, “Syri i gjarprit” dhe “Detonator”.

Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik janë zgjedhur edhe shefat e Prokurorisë së Lartë, Musatafa Hajrullahi, në Prokurorinë e Lartë të Gostivarit, Islam Abazi, në Prokurorinë e Velesit, Gordana Todorova, Elizabeta Misheva në Kavadar dhe Lile Talevska në Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button