Kremlini konfirmon takimin Thaçi-Putin dhe mbështetjen e Rusisë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka folur shkurtimisht me liderin e Kosovës, Hashim Thaçi në margjina të festimeve në Paris me rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Kremilinit, Dmitry Peskov, që ka thënë se Putin ka kërkuar gjetjen e konsensusit në mes të Prishtinës dhe Beogradit duke shtuar se Rusia do t’i mbështeste vendimet e tyre të përbashkëta, shkruan Urdupoint, përcjell Klan Kosova.

Thaçi ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me Putinin në Paris, në të cilën ai ka thënë se kanë diskutuar për mundësinë e arritjes së paqes në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Ky në fakt nuk  ka qenë një takim, në të kuptuarit tonë, por një bisedë mënjanë”.

“Në margjina të ngjarjes në Paris, Putin ka folur me një numër të madh pjesëmarrësish. Në prej tyre ka qenë edhe Thaçi, ata shtrënguan duart dhe u fotografuan”, ka thënë Peskov.

“Natyrisht Putin tërhoqi vëmendjen e nevojës, para se gjithash, të gjetjes së konsensusit me Serbinë – kjo është më e rëndësishmja. Ai saktësisht ka thënë  se nëse palët arrijnë të merren vesh ne do ta mbështesnim atë. Nuk ka mënyrë tjetër”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button