Zaev, pret ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria

Kryeministri Zoran Zaev, ka njoftuar se pas lëshimit të fletë arrestit ndërkombëtarë do të kërkojë nga Hungaria që ta bëj ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoni. Zaev, pret që Hungaria ta kthejë Gruevskin në vend që ta mbajë dënimin, pasi që sipas tij një shtet i antarësuar në BE, nuk duhet të mbrojë kriminel i cili i ka shkaktuar dëm shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Ne jemi vend që duam të anëtarësohemi në NATO dhe BE, dhe pa marrë parasysh se si ndjehemi kjo nuk na jep të drejtë që ti shkelim ligjet, në veçanti jo nga institucionet, pasi që veprimi në bazë të ligjit është diçka që pritet nga institucionet dhe nga qytetarët e Maqedonisë. Nga ai aspekt në pajtueshmëri me atë që parashihet me ligj kemi lëshuar fletë arrest ndërkombëtarë, kërkojmë që të ekstradohet Nikolla Gruevski që të kthehet në vend”, tha Zaev, në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin e Republikës së Maltës, Xhozef Muskat.

Zaev, veprimin e Gruevskit e quajti akt qyqarë. Madje sipas tij, arratisja tregon se ai ndjehet fajtorë për atë që është i gjykuar.

“Çfarë qyqari është ai i cili gjatë gjithë kohës thoshte se do të shkojë në burg, dhe se pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë është i gatshëm të shkojë në burg për Maqedoninë, dhe se është i gatshëm të shkojë në burg që të mos shkojnë të tjerët. Por, kur erdhi koha ta jep përgjegjësin iku si qyqarë. Kjo vetëm vërteton se ai ndjehet fajtorë për atë që është i gjykuar”, deklaroi Zaev.

Ai i ka hedhur poshtë dhe i ka quajtur spekulime zërat se arratisja e tij është bërë me marrëveshje paraprake. Ndërkaq lidhur me aksionin e MBP-së, sipas tij MPB ka vepruar në bazë të urdhrave të Gjykatës dhe nuk ka bërë asnjë lëshim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button