Vajgël: Arratisja e Gruevskit nuk do të ndikojë në rrugën euro-atlantike të Maqedonisë

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, thotë se duhet që të pritet deklarata zyrtare dhe reagimet nga ana e autoriteteve hungareze përpara se të komentohet kërkesa për azil e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

“Duhet që të priten faktet, deklaratat zyrtare nga organet hungareze dhe atëherë do të ndërtohet fotografia. Gjithsesi, në BE ekziston qëndrim i qartë i deklaruar ndaj gjendjes dhe respektimit të shtetit juridik në Hungari, ajo është e njohur. Nuk besoj që ky rast do të ndikojë ndaj asaj fotografie, por do të jetë lëndë e interesimit të mediave edhe në Hungari dhe jashtë saj”, deklaroi Vajgël.

Ai vlerëson se arratisja e Gruevsit, nuk do të duhej të ndikojë ndaj rrugës euro-atlantike të Maqedonisë.

“Në vende tjera vendoset për atë, para se gjithash në Kuvend me lidhjen aktive ndaj Marrëveshjes së Greqisë, dhe për atë vendosin në nivel individual edhe deputetët e Kuvendit të cilët patjetër duhet të dinë se në pyetje është ardhmëria e vendit të tyre dhe se nuk është koha për prioritete taktike. Besoj që në frymën e të drejtës dhe rregullave të BE-së do të veprojë edhe Qevria dhe organet e Hungarisë”, deklaroi Vajgël.

Ndryshe, Gruevski dje u lajmërua nga Budapesti duke shkruar në rrjetin social Fejsbuk se ka qenë i detyruar të ikë pasi që ka pasur kërcënime me jetë. Në fakt, Gruevski i iku burgut, pasi që Policia fillojë ta kërkojë për ta dërguar prapa grilave. Pas njoftimit se Gruevski më nuk ndodhet në Maqedoni, Policia ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button