Marrëveshja e Prespës si lëvizje gjeostrategjike amerikane

Duke i përcjellë në mënyrë të verbër planet e veta gjeostrategjike, është e mundur që gjeostrategët  amerikan edhe në Maqedoni të kishin bërë edhe një gabim, në vargun e gabimeve në dy dekadat e fundit, dhe nga Maqedonia, vendin i cili është fuqishëm në sferën perëndimore e ndikimit, zjarrit në raportet midis SHBA dhe Rusisë.

Kur në shkurt të vitit 2015, sekretari i atëhershëm amerikan i shtetit Xhon Keri deklaroi se edhe Maqedonia (bashkë me Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Pridnjestrovjen) është në linjën e zjarrit në raportet midis SHBA dhe Rusinë, dhe kjo në opinionin më të gjerë në Maqedoni shkaktoi befasi. Ndikesa e Rusisë në Maqedoni ishte shumë pak relevante, ndërsa Maqedonia – e lidhur fortë në sferën perëndimore të ndikimit. Në bazë të cilave informacione sekretari shtetëror amerikan dha vlerësim të tillë? Me këtë rast,   relevante është nëse vlerësimi është dhënë në sajë të informacioneve për të cilat opinioni më i gjerë në Maqedoni nuk ishte dhe nuk është e vetëdijshme ose thjeshtë është i gabueshëm. Ajo që është me rëndësi të theksohet se një deklaratë e tillë  e dhënë nga sekretar shtetëror amerikan nuk mund e të mos ketë reperkusione mbi kursin e politikës së jashtme amerikane drejt vendeve e vëna në pah.

Në kontekstin e ngjarjeve rreth Marrëveshjes së Prespës, i dukshëm është përkrahja e SHBA për implementimin e saj. SHBA e përshëndetën lidhjen e marrëveshjes, në rezultatet nga referendumi panëpërkrahje të qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësi në NATO dhe UE, si dhe përkrahje për marrëveshjen me Greqinë, e mandej e përshëndetën edhe hapjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin.  Pothuajse asnjë fjalë kritike nuk u bë për tërë këtë proces, pa dallim që përfshinte në varg procedura të cilat edhe nuk ishin në pajtim me standardet demokratike.

Nëse për Marrëveshjen e Prespës thuhet se është lidhur nën ndikimin e madh amerikan dhe se qëllimi i tij është ta mundësojë zgjerimin e NATO-s me Maqedoninë dhe vende të tjera, si pjesë e planeve më të gjera gjeostrategjike të SHBA-ve kundër Rusisë – kjo për njerëz të shumtë do të paraqesë pohim që kufizohet me teori të komplotit. Dhe lehtë mund të jetë edhe e etiketuar si pozitë pro-ruse, në pajtim me qëndrimin e pushtetit të tashëm, për të cilin “ndikesa ruse” e ka të njëjtin funksion si përpjekja për de-legjitimimin e kritikuesve të pushtetit paraprak si “sorosoidë”. Por, pohime të tilla “pro ruse” jep, për shembull, ndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA Ves Miçell, i cili për Marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë tha se është pjesë e gjeostrategjikë më të gjerë të SHBA për luftë kundër ndikesës ruse në Evropë, posaçërisht në vendet e Ballkanit. Në atë gjeostrategjik personat zyrtarë amerikan nisen nga percepcioni se Rusia dhe Kina janë bërë posaçërisht agresive në Evropën Qendrore dhe Lindore me ç’rast, siç theksoiMiçell, prioriteti i parë i SHBA është të “ballafaqohet intervenimi rus”.

Në çfarë mënyrë Marrëveshja e Prespës është pjesë e strategjisë më të gjerë të SHBA-ve kundër Rusisë? Askush nuk ka dhënë përgjigje në këtë pyetje. Përse nga SHBA, të cilat e njohu Maqedoninë me emrin kushtetues, e kanë aq të rëndësishme që të realizohet implementimi i marrëveshjes? Përse SHBA, vendi i cili thotë se është i përkushtuar demokracisë, i injoron shkeljet e standardeve demokratike që e karakterizuan procesin e implementimit? Për të dhënë përgjigje të mundshme në këto pyetje, fillimisht duhet të merret parasysh zhvillimi i ngjarjeve në botë gjatë viteve të fundit. Perceptimi i botës si tabelë shahu mund të jetë e pazakontë për njeriun e thjeshtë, por është tërësisht tipike për planifikuesit e politikës së jashtme të forcave globale.

Konteksti global

SHBA e fituan Luftën e Ftohtë me BRSS. Kundërshtari i tyre BRSS u shpërbë. U shpërbë edhe aleanca e tij ushtarake, Traktati i Varshavës, ndërsa vendet anëtare të tij nga Evropa Lindore së shpejti kaluan në anën tjetër dhe u bënë anëtare të NATO-s. SHBA mbetën e vetmja superfuqi në botë, superfuqi me rreth 600 baza ushtarak në mbarë botën dhe me shpenzime ushtarake më të mëdha nga shatë vendet vijuese me shpenzime më të mëdha ushtarake bashkë (Kina, Arabia Saudite, Rusia, India, Franca, Britania dhe Japonia). Në botën në të cilën është e vetmja superfuqi, SHBA vazhduan të synojnë opsionin ushtarak për zgjidhje të konflikteve ndërkombëtare. Nga rastet e tilla, ndikesë më të madhe globale kishin sulmi mbi Afganistanin në vitin 2001 dhe sulmi mbi Irakun në vitin 2003. Ato fillimisht u vlerësuan si tregues i fuqisë amerikane, por sot, pas prolongimit rekord 17-vjeçar të luftës së Afganistanit dhe paraqitjes dhe përhapjes së Shtetit islamik në Irak, të shpeshtë janë komentet se Afganistani dhe Iraku më tepër e tregojnë mos-suksesin se sa suksesin e SHBA.

Ndërkohë, konkretët global të SHBA – Kina dhe Rusia, gjithnjë e më tepër tregojnë se nuk mund thjeshtë të injorohen. Statusi i SHBA si superfuqi e vetme botërore nuk është rrezikuar (ende), por SHBA sot me seriozitet shumë më të madh shohin në Kinën dhe Rusinë se sa para 20 vitesh. Kina përjetoi një rritje tejet të madhe ekonomike që në një ardhmëri të afërme mund ta rrezikojë dominimin botëror të kapitalit amerikan. Rusia, ndërkaq, në disa konflikte ndërkombëtare mjaft me sukses i mbrojti dhe i promovoi interesat e veta gjeostrategjike. Paralajmërim i hershëm ishte  lufta Ruso-gjorgjiane e vitit 2008 që në vitin 2014 rrëzimi i presidentit me orientim pro-rus të Ukrainës Viktor Janukoviç të mos përfundojë tërësisht në pajtim me planet amerikane. Gjegjësisht, Rusia e anektoi Krimenë, duke i siguruar vetes në portin në ujërat e ngrohta, ndërsa në Donbas e rëndësishëm për nga ana energjetike në Ukrainë i shpallën dy republika separatiste pro-ruse. Rusia vëri një kundërshtim edhe më të drejtpërdrejtë në planet amerikane në  Luftën civile Siriane, ku përzierja e saj ishte kyç për qëndrimin në pushtet të aleatit Bashar el Asad, rrëzimin e të cilit e ndihmonte SHBA.

Përse SHBA e dëshirojnë Maqedoninë në NATO?

Ekziston argument, i cili sipas meje tërësisht qëndron, se Maqedonia shumë më tepër i nevojitet NATO-s se sa i nevojitet NATO-ja Maqedonisë. Prandaj, konsideroj se për Maqedoninë anëtarësimi në NATO është një luks i panevojshëm dhe i kushtueshëm për të cilën tanimë kam shkruar paraprakisht. Ndërsa për të parën, ajo duhet të shqyrtohet në kontekstin e raportit më të ri midis aktorëve kryesor politik. Efekti i luftërave në Irak dhe Afganistan, epilogu në Siri dhe Ukrainë, zgjerimi i ndikesës ekonomike (dhe politike) e Kinës në botë – e luhatën vetëbesimin karakteristik amerikan që sot tanimë nuk është i tillë. Kur këtë e shohin këtë planifikuesit amerikan, kjo është frustuese për ata. Në atë kontekst, ata konsiderojnë se duhet të investojnë përpjekje shtesë për ta ruajtur pozitën e vet globale.

Këtu sërish vijmë deri te Maqedonia. Me kyçjen e Maqedonisë në NATO, SHBA arrijnë tre qëllime. I pari është i brendshëm-politik. Në konstelacionin e brendshëm të SHBA, në të cilin administrata e Donalld Trampit nuk mund të lëvdohet me ndonjë sukses më të rëndësishëm, zgjerimi i NATO-s edhe me një vend, pa dallim se sa ai është i vogël dhe i parëndësishëm, kjo gjithmonë është lajm i mirë. Shkaku i dytë është simbolik. Me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, kjo aleancë ushtarake do të numërojë 30 vende anëtare. Pesha propaganduese e faktit se aleanca e udhëhequr nga SHBA do të numërojë 30 e jo “vetëm” 29 vende anëtare, në kontekstin e vetëbesimit të luhatur amerikan, kurrë nuk do të nënçmohet si motiv. Shkaku i tretë është edhe më i rëndësishëm. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është i orientuar kundër rrezikut të perceptuar nga rritja e rrezikut rus në Ballkanin. Në atë kontekst, me siguri se intenca e strategëve amerikan është që të mbyllet “vrima ballkanike” në NATO aleancën.

Fotografia 1: Vendet anëtare të NATO-s në Evropë pas vitit 2017

Kjo mbyllje filloi me Malin e Zi në vitin 2017, është e nevojshme të vazhdojë me Maqedoninë që të mund të kalojë në Bosnjë e Hercegovinë dhe mandej, në variantin më të mirë të rrumbullakohet me Serbinë (për Kosovën, me orientim pro-amerikan, do të kishim konsideruar se lehtë do të kyçej në NATO). Pas Malit të Zi, zgjerimi i NATO-s me Maqedoninë imponohet si nevojë, sepse pasi që kjo të bëhet, mund të bëhet presion i fuqishëm për anëtarësimin e B e H në NATO, ku entiteti serb anëtarësimin e kundërshton fuqishëm. Gjegjësisht, kur të bëhet Maqedonia anëtare e NATO-s, atëherë do të dobësohet pozita e Serbëve të Bosnjës për kundërshtim në anëtarësimin e B e H në NATO, sepse në atë konstelacion të ri mos-anëtarësimi në NATO do të thotë se B e H do të ketë pozitë të njëjtë ndaj NATO-s si Serbia. Ajo, ndërkaq, nuk do tu pëlqejë Boshnjakëve dhe Kroatëve të Bosnjës. Për shkak se B e H do të kishte pozitë të njëjtë ndaj NATO-s si Serbia, e jo si Kroacia? Ndërsa, pas anëtarësimit të B e H në NATO, mundet edhe Serbia, tërësisht e rrethuar nga anëtare të NATO-s, do të vendos ta rishqyrtojë politikën e vet të neutralitetit ushtarak? Ajo nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh sulmin e NATO-s mbi Jugosllavinë në vitin 1999, por konstelacioni i ri mundet do të imponojë politikë të re.

Lanet e tilla përmbajnë rreziqe që gjërat të shkojnë mbrapsht. Në raport me B e H, rritja e presionit për anëtarësim në NATO me siguri do të sjell në përkeqësim të marrëdhënieve, edhe ashtu të këqija, ndër-etnike. Ndërsa në Maqedoni, insistimi që vendi me çdo çmim ti bashkëngjitet NATO-s, përmes tregimit të muskujve të Marrëveshjes me Greqinë, mund, nga aspekti amerikan, t’ia hap derën rrezikut i cili duhej pikërisht të pengohet me anëtarësimin e vendit në NATO. Në të vërtetë, para se të fillonte përpjekja më e re për zgjidhje të kontestit rreth emrit, ndikesa ruse në Maqedoni ishte minore. Por a do të mbetet kjo kështu, pasi që u bë e qartë se SHBA japin përkrahje të plotë për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit, ndërsa Rusia këtë e kundërshton, mbetet të tregojë koha. Se ky fakt, posaçërisht tek e djathta, do të mbetet e pa vërejtur dhe pa reperkusione, duket se është supozim tejet kurajoz.

Interesi nacional para demokracisë

SHBA shumë shpesh (dikush do të  thotë edhe rregullisht) në politikën e vet të jashtme e kanë vënë interesin e vet nacional para standardeve demokratike. Procesi i implementimit  të Marrëveshjes së Prespës në Maqedoni përfshinte shkelje të Kushtetutës gjatë formulimit  të pyetjes së referendumit, kushte të pabarabarta dhe jo-fer për udhëheqje të fushatës së referendumit, kontroll të medieve, mbushje të kutive votuese, mos-respektim i rezultateve të referendumit, instrumentalizim të pushtetit gjyqësor, sigurimin e votave të deputetëve përmes shantazheve dhe/ose ryshfetit. Duke e vlerësuar marrëveshjen si pjesë e gjeostrategjisë më të gjerë të SHBA-ve për luftë kundër ndikimit rus në Evropë dhe duke konsideruar se prioriteti i parë i SHBA është që të ballafaqohet intervenimi rus, zyrtarët amerikan zyrtar të tërë këtë e heshtën. Por, duke i përcjellë në mënyrë të verbër planet e veta gjeostrategjike, ka mundësi që  gjeostrategët amerikan edhe në Maqedoni të kenë bërë edhe një gabim (në vargun e gabimeve në dy dekadat e fundit) edhe nga Maqedonia, e cila është fuqishëm në sferën perëndimore të ndikimit, të bëjnë vend në linjën e zjarrit në raportet midis SHBA dhe Rusinë. Ky gabim mundet është minor nga pikëpamja e politikës globale amerikane, por për ne, qytetarët e Maqedonisë është shumë i rëndësishëm. Të qëndrosh në linjën e zjarrit midis dy imperializmave ka pasoja të veta negative. Siç bën me dijë një proverb, kur elefantët luajnë, vdesin milingonat.

Shkrimi është marrë nga Respublica.edu.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button